• |
ide | kryesore

Berisha: Alibeaj mjeran. Po bën lojën e Edi Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
lojën,



“Ka një, dy apo tre persona që shkelmojnë mbi veten e tyre dhe bëjnë lojën e Edi Ramës. Janë në funksion të Edi Ramës për të asgjësuar PD-në. Ata nuk përfaqësojnë asgjë përveç interesave të Edi Ramës dhe të tyre”. Janë fjalë të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha për situatën e përplasjeve brenda partisë që vijon ende. Berisha është i bindur se kjo është një lojë e Ramës nëpërmjet ndikimit në gjykata.

“Gjykata e këtij vendi ka vendosur për Kuvendin e 11 dhjetorit. Në botë nuk ka vend që ai vendim nuk regjistrohet në regjistër përveç se në Tiranë me urdhër të Edi Ramës. Ai është vendim përfundimtar dhe regjistrohet automatikisht në regjistër. Ai është ligji që kur shoqëritë kanë vendosur që shoqatat dhe partitë t’i regjistrojnë në gjykatë, të jenë të lira dhe jo nëpër ministrira. Ky është dallim mes vendeve të lira dhe jodemokratike. Në vendet jodemokratike, regjistrohen në ministri e jo në gjykatë, kurse në vendet e lira shoqatat dhe partitë regjistrohen në gjykatë” – tha Berisha në një intervistë në Syri TV.

Sipas tij synimi i Ramqës është që të asgjësojë PD-në.

“Gjithçka është në shkelje të çdo ligji, rregulli është një përpjekje e Ramës për të asgjësuar PD dhe pluralizmin. Është një armik i egër i kësaj partie dhe pluralizmit. Jo zotëri, gjykata ka vendosur, ai vendim kurrë nuk mund të ndalohet për tu regjistruar” – thotë Berisha që më pas komenton edhe nismën e deputetit Ervin Salianji për të shkarkuar Enkelejd Alibeajn.

“Sali Berisha do të pranojë atë që pranojnë deputetët e PD-së” – përgjigjet shkurt Berisha që më pas nuk i kursen akuzat për Alibeajn.

“Nuk ka asnjë lidhje me janarin e vitit të kaluar. Alibeaj është një mjeran i keqpërdorur deri në palcë nga Rama dhe e dirigjon në mënyrën më të neveritshme në çdo seancë, Taulant Balla. Kaq. Nuk ja vlen të flasim për këtë. Ai është përdorur prej tyre në çdo rast. Opozita është në përballje me Edi Ramën. Alibeaj është një mjeran që keq shfrytëzohet prej tij. Ne e kemi problemin me Edi Ramën jo me njeri tjetër” – tha Berisha. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Ka 32 vjet qe kundershtareve i vendos epitete negative cfare i nxen goja, kur behen me te i harron pa pike turpi. A quhet lexhende ky delenxhi plak…

  2. maloku ka mesuar nje fjale,mjeran,dhe keshtu i therret te gjithe.Ne fakt mjerani eshte ai vete qe eshte abandonuar nga te gjithe dhe ka ngelur si qyq vetem me 400 cecene Ky do nga nje grusht cdo dite qe te zeri mend Frika qe ka ne palce e ka bere teper qesharak Ne fakt qesharak ka qene gjithe jeten

  3. Cdo dite Berisha i fryn percarjes dhe jo bashkimit. Cdo njeri qe e kundershton ate eshte i shitur,tradhetar,karrikethyer e plot epitete qe me shume se ai nuk i din njeri. Kjo eshte e provuar me te gjitha grupacionet qe e kane kundershtuar qysh me 1992. Ai nuk ka tolerance po e kundershtove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *