• |
ide | kryesore

Berisha i rikthehet sulmit: Pse jam i bindur që u organizua nga Rama

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është rikthyer të flasë për sulmin ndaj tij në protestën e 6 dhjetorit të kaluar. Edhe më shumë se një muaj më pas, Berisha thotë se ajo që ndodhi ishte “e organizuar absolutisht nga Edi Rama” dhe autori ishte “një agjent informator i dokumentuar i policisë kriminale”. Berisha u ka kthyer përgjigje edhe atyre që shprehen se Ramës nuk i interesonte një sulm ndaj Berishës atë ditë.

“Ata që mendojnë se nuk i interesonte kanë një logjikë naive. Nëse nuk i interesonte Edi Ramës, ai nuk mohonte që ai është informator i policisë kriminale. Nëse nuk i interesonte Ramës, gjente menjëherë të gjitha gjurmët kush qëndron pas. Nëse nuk i interesonte Ramës nuk shpërndante një deklaratë klishe nga zyra e tij. Edi Rama tregoi vetë se është, pasi gjërat janë shumë të kthjella.

Pra i interesonte Edi Ramës, e kam thënë dhe e them, se në gjithë jetën politike, Rama për arsyet e tij, nuk feston dot një sukses pa sulmin ndaj kundërshtarit. Ai më shumë gëzon suksesin si një goditje për kundërshtarin, se sa një meritë për veten e tij. Në këtë kontekst ai rriskoi, pasi e kalkuloi keq, por më shumë se atij, askujt nuk interesonte ajo.

Ai mendoi se në këtë rast do të lante hesapet me një zhurmë që do të mbulohej, pavarësisht se çfarë do të ndodhte. Dhe kaq. Por Edi Rama, ta marrim se këto që thashë unë nuk janë të vërteta. Çfarë ndodhi pas. Nxorri menjëherë Met Rrumbullakun dhe deklaroi se nuk është agjent. Ai është informator dhe nuk e mohon më. I kam të gjitha të dhënat për të. Unë tani nuk dua të flas se e kam folur atë” – tha Berisha në një intervistë në Syri TV. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Birisha ne boten e qudirave!

    U kenaq aty duke u masturbuar e duke folur per veten ne vetën e trete bashke me Qimin qe ja mbeshtet thelle mendimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *