• |
ide | kryesore

Idiotësia e bejlerëve të vegjël të PD

-Instant, 1, Ide
andi bushati mcgonigal

Partia Demokratike është duke luajtur aktin e radhës të një drame të turpshme që dëshmon rënien e saj të pandalshme. Nga njëra anë, një grupim deputetësh janë mbledhur për të shkarkuar me shumicë votash Enkelejd Alibeajn, pas qëndrimeve të tij personale dhe shpesh në kundërshtim me interesat e opozitarizmit. Nga ana tjetër, ky i fundit, ka përjashtuar, me një varg argumentash, sa qesharakë po aq edhe absurdë, katër pjestarë të grupit parlamentar për të ndryshuar ekuilibrin e numrave që do të sanksiononin largimin e tij përfundimtar.


E gjithë kjo betejë meskine po zhvillohet në sfondin e gjërë të një tjetre, asaj se kujt i takon të përfaqësojë partinë më të madhe të opozitës; Berishës që ka shumicën e anëtarësisë, apo grupimit të dytë që kanë trashëguar nga Basha, vulën e dikurshme që njihet ende gjykata, regjistrimin në KQZ, apo firmën për të kontrolluar llogaritë bankare të partisë.


Në pamje të parë, secila nga palët mund të ketë të drejtë. Foltoristët e kanë me prova se ata janë shumicë, e provuan këtë që nga kuvendi i 11 dhjetorit e deri në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. 

Lexo me tej:

Ç’ndodhi pas kuintave/ Enkelejdi, Beu butaforik i PD

Pala tjetër mbështetet në dy shtylla, një legaliste dhe tjetra morale. Ata pretendojnë se shumica berishiste nuk është çertifikuar asnjëherë në rrugë plotësisht ligjore, ndërsa për të dytën, këmbëngulin se e ardhmja e partisë nuk mund të lihet në duart e një 80 vjeçari, që shqiptarët e kanë rrëzuar dy herë nga pushteti, aq më tepër që tanimë ky është shpallur edhe non grata nga SHBA.

Por, pavarësisht se argumentat e grupimit që vazhdon ta etiketojnë veten si “PD zyrtare” nuk janë krejtësisht të neglizhueshme, përpara tyre ngrihen disa pikpytetje të thjeshta. A jeni jeni ju të bindur se sendërzoni vullnetin e pjesës së gjërë të demokratëve? A e merrni veten seriozisht kur mbani në sallën e kuvendit apo në komisione skeptrin e përfaqësuesve të PD-së? A jeni të ndërgjegjshëm se po bëni gjënë e duhur duke i dërguar ju emrat e komisionerëve zgjedhorë që i takojnë opozitës? A mendoni se keni mandatin e kundërshtarëve të këtij regjimi, kur merrni poza sikur negocioni me pushtetin zgjedhjen e presidentit, ligjin kundër spiunëve apo zgjatjen e jetës së komisionerëve famkeqë të vettingut?

Ndonëse i kuptoj dhe i pranoj një pjesë të madhe të vërejtjeve të tyre për Berishën, sa herë jam rekur ti bëj privatisht deputetëve të këtij krahu këto pyetje, po aq herë kam mbetur i shtangur. Nën zë ata e pranojnë se “doktori” dhe foltorja janë shumicë dërrmuese. Me hir apo pahir të pohojnë se tashmë anëtarësia në bazë e ka bërë zgjedhjen e saj. Por ama kur tenton ti provokosh se ç’kuptim ka të hiqen për atë që nuk janë, shpjegimet nisin e bien në absurditet. 

Ato më shumë i ngjajnë klisheve që përsëriste çeta e dikurshme e deputetëve të “kërpëratave”, që ambasada dhe rilindja i konsideronte si opozitarë, ndërsa pjesa më e madhe e publikut i trajtonte si karavidhe qesharake. 

Kjo ndjesi të krijohet edhe kur sheh Alibeajn në kuvend të flasë në emër të PD-së. Kjo valë përçmimi të pushton kur sheh se si ai prezanton kandidatët për zgjedhjet lokale, gjoja si përfaqësues të kësaj force politike.

Po i njëjti trishtim, sa tragjik dhe komik, të kaplonte edhe po të ndiqje deklaratën e fundit të përjashtimit nga grupi parlamentar të Këlliçit, Shehajt, Bylykbashit e Shehut.

Dhe prej aty, çdo njeri me dy pare mend në kokë do të ngrinte pyetjen: Mirë Enkelejd Alibeaj mund të jetë në delir, mirë ai mund ta ketë shpallur veten një monark pa mbretëri apo diktator pa ushtarë, po ata derdimenë që i shkojnë nga pas cilët janë? 

Sepse, në fakt, problemi i real i PD-së sot, nuk është Alibeaj, por një bandë bejlerësh të vegjël, që e shohin punën e deputetit si një interes meskin të ruajtjtes së ngastrës së tyre. Të zhveshur nga çdo përgjegjësi e mbajtjes së qëndrimeve në publik, të tjetërsuar nga çdo instikt politik i përfaqësimit të shumicës së një familje votuesish, ata qëndrojnë në hije, kanë frikë të shprehin ide, refuzojnë të kenë mendim, madje dhe kur janë të detyruar të hedhin ndonjë firmë, këtë e bëjnë në kulisa dhe e trajtonjë si një pazar banal, më jep të jap.

Kjo u pa qartë edhe në episodin e fundit të goditjes të katër deputetëve. Me ndonjë përjashtim të rallë, askush nga ata që mbështesin grupimin e vetëquajtur “PD-ja zyrtare” nuk pati guxim të fliste. Ata i shmangeshin mikrofonëve të mediave dhe i trembeshin si djalli temjanit ftesave për tu përballur në emisionet politike të mbrëmjes. 

Atyre nuk i interesonte fare pyetja nëse i volisnin përjashtime të tjera një partie edhe kështu të bërë copë e çikë. Ata nuk e quanin për turp që askush nuk kishte denjuar tu merrte mendim për këtë akt.   

Ata thjeshtë i janë nënshtruar fatit se kanë renditur emrat në një listë që tenton të shesë sapunin për djathë, se janë pjesë e një pakice të papërfillshme që shtiret si shumica dominuese e partisë më të madhe opozitare dhe për këtë. Ata as nuk duan të përballen, as të nxjerrin fytyrën në publik e jo e jo, të marrin guximin të argumentojnë politikisht.

Kjo bandë tarallakësh nuk është e vogël. Ajo numëron sot mbi 20 deputetë që e mbajnë opozitën të përçarë. 

Dhe më shumë se sa sherret Berisha Basha, më shumë se konflikti për selinë, stemën apo vulën, më tepër se debati për dekomunistizmimin e PD-së apo pro-amerikanizmin e saj, ekzistenca e këtyre parazitëve shpreh mjerimin më të madh të demokratëve. Kur mendon se me këtë tabor, PD-ja u nis për të shembur regjimin, në zgjedhjet e 21 prillit, e kupton se sa iluzive ka qenë kjo ambicie. Madje më keq akoma edhe nëse do të besosh në mrekullinë e ribashkimit dhe forcimit të kësaj partie e kupton se kjo është e pamundur. Pasi problemi nuk qëndron vetëm tek mbledhja e firmave kundër Alibeajt, por mbi të gjitha tek bejlerët meskinë që do të vazhdojnë të vegjetojnë aty.   

©Lapsi.al

         


31 Comments

  1. publikimi i audio-përgjimit te një bisede te tij me Ramën ne një takim te tyre 4 janar 1991 e fshehur nga të dy ku Berisha komprometohet si një mbështetës i Ramiz Alisë por që dëshmon edhe komunikimin apo marrëveshjet e mohuara, deri tani, midis të dyve.

    Edhe pas këtij audio-përgjimi, provë e bashkëpunim të tij me Ramën, e fshehur prej tyre për arsye të dyshimta, Berisha vazhdon te akuzojë kundërshtarët e tij në PD si bashkëpunëtorë të Ramës, pa pasur ndonjë prove për këto akuza.

    1. Vendi ku jane zhvilluar ato biseda ka qene i lidhur direkt me rajonin e policise qe ishte prezent pothuajse 100 metra larg. Lidhja ishte permanente kabllore d.m.th. aparateve pergjuese apo filmuese e nuk ishte nevojshme ti ndroje as baterite.

      Pervec kesaj kishte masa te tjera jashte e brenda nderteses qe siguronin nje zhvillim optimal te ngjarjeve.
      Cdo gje ka qene e regjistruar e arshivuar dhe aktualizuar cdo dite.

      Cfare dreqin po kerkoni pas se paku 40-vjetesh historie te mbuluar e zbukuruar me se miri?
      Nese doni te shkoni perpara atehere shikoni perpara.

      Brezi i ri i politikaneve shqiptare pavaresisht ngjyrave ideologjike duhet te vene ne radhe te pare shqiperine e jo interesave te partise apo atyre personale.
      Duhen kritere strikte ne zgjedhen e tyre si edhe pare cdo nenpunes te shtetit si p.sh.: arsimi i larte me rezulatate te larta, shendeti mendor dhe integriteti social i egzaminuar nga mjekesia ligjore dhe komisionet perkatese, e kaluara e tyre qe nga lindja e deri ne zgjedhje, si edhe e drejta dhe detyra personale para ligjit ne sherbim te shtetit e ligjit deri ne fund te jetes se tyre.

      Shqiperia ka fatin e madh qe kete periudhe tranzicioni ka patur permanent kujdesin 24/7 te USA e BE.
      Beni ate qe duhet bere per Atdheun e per shqiptaret kudo ku ata jetojne. Ju jeni ylli i mengjesit per popullin tuaj.

  2. Bushat, me gjithe respektin, te besh gjithe kete shkrim dhe te mos permendesh fare REGJISOREN E KETIJ KONFLIKTI BUTAFORIK, YURI KIM?!?!?!

    Nuk ekzistojne ata qe ti i quan “derdimenë qe i shkojne nga pas(Alibeajt)”!
    Jane marioneta te marrra peng, apo te krijuara, nga YURI KIM DHE SOROS!

    1. Kur mendon se me këtë tabor, PD-ja u nis për të shembur regjimin, në zgjedhjet e 21 prillit, e kupton se sa iluzive ka qenë kjo ambicie

      E njeh dash sulen ti ??

  3. Bushat rri e rri e dhjet nganjehere. Dhe anti’shqiptarin ma gjakpires po ta vesh te qeverise Shqiperine, pak ma mire se ky plehra qe kemi sot do ishte. Ato “bejleret” nuk jane asgje tjeter veq ca vejusha qe kujtojne se jane te reja e kan kaciten perpjete. Nuk jane ata pjesa e problemit. Asht gangrena qe ka pushtue qdo qelize te shoqerise. Dhe pa nje operacion me shume humbje dhe gjymtyresh deri me rrezikimin tone si komb nuk ka zgjidhje. Vetem frika e gjuetarit i ban te futen ne lagum hienat

  4. Andi qenka me feudalin e madh Berisha ashtu sic ka qene me diktatorin Hoxha, u merzitka nga bejleret e vegjel. Koke e kembe mentalitet monist. Epo geni nuk te tradhton.

    1. Analize perfekte,si gjithmone Bushat.
      Ne nje moment te tille vendimtar,keta bejleret e vegjel apo marioneta,sillen totalisht te pa pergjegjshem ne dem te atyre qe iu dhane voten.
      Turpi i tradhetise nuk do i hiqet per tere jeten,haku i votuesve do i zere por do jete vone.
      Veç urrejtje do korrin,parate e felliqura qe po marrin do ia nxijne jeten.

  5. SISTEM GANGESTWRESH RILINDASISH KELYSHE TE BABALLAREVE TE TYRE. HAJDUTE, GANGESTERE TE EDUKIMIT TRADHETAR, DROGMENE, ANTI KOMBETARE, SOT FSHIHEN PAS DINAKERISE DHE PELERINES AMERIKANE , KETA QE DOLEN KONDRA FUTJES NE NATO, KETA QE OFENDUAN RRUGEN E KOMBIT, KETA QE AS E DUAN, E AS E KANE DASHUR KOSOVEN,,,,, SOT PROPAGANDISTE NENLEKUREN E DJALLIT.E KU DO E CONI ME KEQ KETE POPULL QE VETEM E MASHTRONI. HIJENA ISHIT, E PO ATO JENI. LERENI BUSHATIN TE THOTE MENDIMIN ME ANALIZEN E TIJ. JU DJEG, SE ASHTU DO DIGJENI BASHKE ME JASTEQET E TUBOT E PARAVE TE GJAKUT TE KETIJ POPULLI QE KENI, EVIDHNI CDO DITE.

    1. tek kinema 17 nentori behen vula me 10 mije lek, te jep lali nje grusht plot pa lek, puna eshte a i mbledh dot 100 mije vete ne shesh me vulat qe te dhashe ?

  6. Berishizmi i Pd po jep frutet e saja. Nje grupim njerezish pa ide, edeale e pa moral njerzor e politik po luftojne secili per hesap te vet, dhe ne kete lufte jane sa dinak e aq ilanjosa. Po nxjerrin mallin e Partise se punes kur te gjithe akuzonin e denonin njeri tjetrin si poliagjent e antienverist. Maskarade komunistesh. Berishizmi eshte produkt i enverizmin. Bushat te jane eresuar syte nga propoganda e vjheter e demode e Enverit per bejleret kur mendon se shqiptaret do votojne berishizmin alla Ramizjan. Pd me ngjan si teatri kinez me maska, ku ka ze por nuk tregohet memika e fytyres. Njerez injoroni berishizmin Shqiperia ka nevoje per njerez idealist e atdhetdashes.

  7. sa bukur “qi” shkru ky quni mi non-e.
    e’ne Fanoli po t’ishte gjall do ja kishte zili.
    kuptohet “qi” ky nuk shkru me laps dy leksh, po me pen-e “k-ari”

  8. Bushat kot mundohesh me Alibeun apo Beunali.Kjo ka qene Pd dhe kjo eshte.Nje tufe bandits.
    Berisha aty ka qene,pjese e grupit dhe nuk dilte ne pension se e gerryente frika e vjedhjes.
    Berishen e njeh kaq mire bota sa jane bere 2 filma nga Hollivudi dhe nje gjyq I humbur nga Berisha I vogel.
    Bushat nuk. na thua asgje per kete cjap qe ta ckref.
    Ai e ka fajin per te gjitha .
    Po avokati ne Paris qe do ta mbronte kete krokodil nga DASH,ku eshte?
    Pa fjale,nje bandit nje maskara.

  9. ORE, QELBESIRA TE GJERIZIT RILINDAS,KRIJESA BUTAFORIKE ME INJEKSIONE TE SHEJTANIT E JO NJERIUT. JU, JO QE SKENI FAKTE, POR KAQE VJET VETEM DIVERSION KENI BERE, E PO BENI NDAJ PD,se, E LIDERIT. AFTESIA TUAJ U KA DALE NGA KALLAISJA E HIBRIDIT. ME CA BENI, E KENI BERE JU KULISHE KURVASH NE GEN,ARRINI DERI ATJE SA SOT GJOJA JU ARMIQTE E IMPERIALIZMIT, TE JENI ME IMPERIALISTA SE VETE ATO. KJO ESHTE CMENDURIA POLITIKE,SEPSE LITARI TUAJ KUQAL KA KAPUR NGA FYTI KETE POPULL MJERAN TE GODITUR E JU E SHFRYTEZONI.ASHTU SIC MASHTRONI. VIDHNI,DEGJENERONI, ASHTU PO JU VJEN EDHE JU LAKU ATIJ LITARI QE I KENI VENE KETIJ POP,,, DH E DITET DO VIJNE.

  10. Ata te 20 deputete jane turpi i PD dhe i vendit te tille do mbahen mend dhe kur te dalin rruges duhen peshtyre me neveri, duhen nxjerre nga cdo lokal ku do te hyjne si plehra te opozitarizmit

  11. Po të mos ishte kjo stinë, ish- president e ish kryeministër Berisha, nuk do të kishte ‘marrë armët e harqet e militantët’ për të luftuar kundër Amerikës. Ose të paktën nuk do të kishte deklaruar se ‘e di kush i vrau të katër burrat’ para kryeministrisë në 21 janar. Ose të paktën nuk do të kishte kapur mjetet më primitive e të kishte pushtuar selinë shtetërore të PD. Ose nuk do të kishte deklaruar se ‘kisha katër snajperë në kokën e kryetarit të opozitës, një snajper e kisha vetë në sy’.

  12. shume shpejt dordoleci i Vucidolit do te arrestohet dhe cecenet qe i shkojne pas do rrine si te dhier ,me keq sec jane

  13. ky zhvillim është dhe një fotografi e dhimbshme e mbështetësve të Berishës, që gjoja kanë shkuar pas tij për parime dhe sistem vlerash, dhe që ishin gati të vriteshin me armiqtë e tradhtarët e tyre më 8 janar të një viti më parë.

    Tani të njëjtët njerëz, të njëjtët mbështetës në shtyp dhe Foltore, janë bërë fansa të Salianjit, dhe njësoj si Berisha shpresojnë që ai t’i shpëtojë nga halli.

  14. Nuk ka vend te Europes lindore ne te cilin figurat politike te viteve 90 te jene ende protagoniste politike. Ne fakt nuk jane ne politike fare. Po fare ama.
    Ketu sekretari partise behet antikomunist, kryetar partie dhe ….. arrin postin me te larte te shtetit ate te presidentit.
    Si ne asnje vend te botes, nga president vazhdon politiken aktive derisa behet k/minister.
    Dhe 18vjet mbas humbjes me te thelle ne zgjedhje, kerkon prap te behet k/minister.

    Tani le ti harrojme te gjitha kusuret e Saliut. Le ta harojme Gazideden, ’97’n, vjedhjet e qeverise Berisha2, non gratat….. Le ti harojme te gjitha dhe te bejme pyetjen: A eshte plaku 80vjec me qese shurre te koka krevatit, alternativa me e mire qe paraqet e djathta?

    Bejleret e vegjel thote Bushat kari. Nejse, Shqiperia ne fakt asnjehere nuk ka vujt per Haxhi Qamilsa.

  15. I percmuat per 45 vjet bejleret i vrate dhe i masakruat ,sot nuk i percmoni dhe i vrisni por jeni bere vete bejleret e moderuar ‘Pronare , mafioz ,qeveritare, politikane dhe shume e shume te tjere ” ishit ne pushtet dhe jeni edhe sot fale ca si Sala , Meta, Rama dhe tabori i analisteve si Shkullaku qe mbrem i mbeti goje me percmim permendte Alibeajn Si Alibeu turpppppp ,por me me turp ishte per Z Fevziun qe ja pranoj per te 100 here Dite te zymta per shqiptaret

  16. Nëse “bejlerët”, siç i quan Berisha kundërshtarët e tij do të dilnin kundër “imperializmit anglo amerikan”, e Berisha të pranohej nga perëndimi, a do ta kthente Bushati objektivin e qitjes përsëri ndaj Berishës ?
    Kam përshtypjen se “analisti” Bushati i del në mbështetje cilitdo që e ka sulmuar dikur egërsisht, mjafton që ai të cilësohet non grata nga SHBA BE e Britania.

    Kam ndërkaq edhe bindjen se Rama sëshpejti do të bëhet objekt i goditjeve nga perëndimi e nga drejtësia shqiptare për të gjitha mbrapështitë e tij.
    Kur të ndodhë kjo, a mos do të rikthehet Bushati në një avokat të Ramës, vetëm se është sulmuar nga “imperializmi anglo -amerikan” ???????

  17. Sot 32 vite pas themelimit të PD, si partia e parë pro perëndimore në Shqipëri, Sali Berisha në fjalën e tij kryesore në Durrës u fokusua tek sulmi ndaj ambasadores së SHBA dhe ambasadorit të Britanisë së Madhe. Pra ata që më 1990 bërtisnin “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, sot dëgjojnë kryetarin e tyre t’u thotë se Evropa dhe SHBA janë të korruptuar se nuk më duan mua dhe familjen time.

  18. Për gati pesë dekada nën regjimin kriminal diktatorial enverist, propoganda komuniste e “luftës së kllasave” bëri gjithshka për të ndëshkuar e zhdukur edhe fizikisht si “bejlerët e mëdhej” edhe “bejlerët e vegjël” apo “kulakët” siç cilësoheshte çfo pronar i vogël toke.
    Veç bejlerëve të mëdhej e të vegjël, të njejtin fat përsuan edhe ajo shtresë e popullsisë që ishte pasuruar nëpërmjet tregëtisë e bizbeseve , por edhe statusi i intelektualëve të arsimuar në Europën perëndimore.
    E ashtuquajtura “diktaturë e proletariatit”, pretendonte që tju a merte pasuritë të pasurve e tju a dhuronte ato fshatarëve e puntorëve të varfër.
    Nëse ju bëhet një analizë e gjendjes sociale të krerëve të ish Partisë së Punës,do të na dalin vetëm nja 4 a 5 “proletarë”, ish puntorë qytetarë e që nga Enveri , pjesa më e madhe e tyre vinin nga shtresa të mesme e ndonjë bile edhe nga shtresa të pasura.
    Nga e thëna në të bërë, të ndan një det i tërë, – thotë një fjalë e urtë.
    A i bëri vërtetë sistemi i “diktaturës së proletariatit” të varfërit të pasur ?
    Një m… mender me thënë.
    Përveç “bllokut” të byroistëve të cilëve nuk ju mungonte asgjë, të gjithë shqiptarët e tjerë, përfshi bile edhe administratën shtetërore, ishin afërsisht të së njejtës kategori shoqërore, “proletarë” pasi ju ishte hequr e drejta e pronës private, e më e keqja akoma, e drejta e lirisë së mendimit.
    Me “diktaturën e proletariatit”, në fakt Shqipëria u kthye në një monarki absolute feudale, me mbretin absolut diktatorin Enver Hoxha e feudalë byroistët.
    Nuk ngeli më nëpër qytete asnjë dyqan privat e jo më fabrika.
    Me kolektivizimin në fshat, u hoq e drejta jo vetëm e pronësisë së tokës , por deri edhe një lope për të ushqyer fëmijtë me qumësht.
    Në kooperativat më të “suksesëshme” bujqësore, fshatarët argatë të qeverisë komuniste, nuk mernin më shumë se 20 lekë të vjetra për ditë pune.
    Viti 1990 e kishte kulmuar varfërinë masive në Shqipëri, në nivelet e shteteve më të varfëra të Afrikës qëndrore.
    A nuk është një paradoks komik që në vitin 2023, tju shpallet luftë “bejlerëve e agallarëve” po me mendësinë e dikurëshme të luftës së kllasave ?
    Është e vërtetë që sistemi kapitalist i tregut të lirë, lë shteg edhe për pasurimet në rrugë korruptive, aq sa është e vërtetë që paradoksalisht sot në Shqipëri, biznesmenët më të shumtë i gjen nga familjet e dikurëshme të lidhura me ish Partinë e Punës. më të shumtët nga Partia socialiste aktuale, por edhe nga ish komunistë të konvertuar në “demokratë”
    Është e vërtetë që Shqipëria sot ka një sistem tërësisht të koorruptuar e bile edhe kriminal kapitalist.
    Raste të shumta të korrupsionit në shtresat e larta shtetërore, ndodhin edhe në vëndet më të zhvilluara kapitaliste demokratike të botës, ama atje vepron drejtësia e pamvarur , ligji e Kushtetuta.
    Në diktaturën enveriste të proletarit, veç policisë e sigurimit, rolin më të madh në shkeljen e të drejtave të njeriut e pati edhe sistemi i drejtësisë, tërësisht i politizuar komunist.
    Pretendojmë sot që luftën kundër korrupsionit e kriminalitetit ta bëjnë po ata gjykatës, prokurorë e bile edhe hetues të diktaturës enveriste.
    Ashtu si dhe ish Partia e Punës, monopartia enveriste për 5 dekada, edhe këta juristë të asaj kohe duhet të ishin shpallur “non grata”, jo në kuptimin e dëbimit të tyre nga Shqipëria, por të ndalimit të pjesmarjes në jetën politike e shtetërore, ashtu siç është vepruar në shumë vende ish komuniste e siç është vepruar edhe për fashistët e nazistët pas Luftës së dytë botërore.

  19. Bejlere te vegjel ka neper parti, por nese e ke llafin per kete Enkelon ne PD e ke gabim or Bushati. Edhe pse Enkelo mba llagapin Alibe, ai nuk eshte kurrfare Beu as i vockel fare biles, sepse nje Bej i mbledh rrotull tij ca njerez, kurse ky Enkeloja nuk ka pas asnje te vetem.
    Mjaft te kujtohet deklarimi i tij : “Une jam Kryetar i PD pas ikjes Bashes” qe te kuptohet se si e mendon partine Enkeloja, nje Ciflig qe trashegohet pas vdekjes nga njeri pinjoll tek tjetri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.