• |
ide | kryesore

De Ketelaere një katastrofë, një tifoz i shkuan Amazon: “Më ktheni pakon e ardhur nga Belgjika”

-Instant, Sport
De Ketelaere



Mbrëmjen e kaluar Milani u mund 1-0 në San Siro nga Torino. Skuadra e Piolit, në avantazh numerik që në minutën e 70, për shkak të përjashtimit të Djidji, nuk arriti të gjente golin. E në kohën shtesë skuadra e Juric me një gol të Adopo dënoi Djallin. Kështu, pasi pësoi rikthimin e Romës në ndeshjen e fundit të Serie A, Milani dhuron një tjetër paraqitje të keqe. Performanca e Charles De Ketelaere ka përfunduar sërish nën lupë. I riu belg zhgënjeu edhe një herë pritshmëritë e teknikut Pioli dhe tifozëve. 120 minuta lojë dhe pak ide, edhe pse belgu, që mbërriti në Milano për 32 milionë euro, u përdor si nëntë false. Jo pikërisht roli i tij, por duhet kompensuar mungesa e Ibrahimovic dhe Origi e për ta lënë Giroud të merrte frymë.

Belgu e nisi mirë ndeshjen, duke përdorur shpesh 192 centimetrat e tij në zonën e rreptësisë. Ai gjithashtu goditi shtyllën në zhvillimet e një goditje këndi. Por me kalimin e minutave, De Ketelaere u bë gjithnjë e më i ndrojtur dhe u thith nga mbrojtja agresive e Torinos. Derisa praktikisht nuk u shërbye më nga shokët e tij.

NJË TIFOZ KONTAKTON ME AMAZON PËR KTHIMIN E “PAKOS” NË BELGJIKË

Por durimi i tifozëve po mbaron. Tashmë kuqezinjtë janë lodhur duke parë këtë futbollist të ndrojtur dhe jo vendimtar. Belgu sa herë hyn në fushë nuk tregon qëndrimin e dëshiruar nga tifozët dhe trajneri. Në rrjetet sociale, tashmë kanë filluar diskutimet e tifozëve kuqezinj se çfarë të bëjnë me De Ketelaere. Ka nga ata që e mbrojnë belgun e nga ata që i japin duart, por ka nga ata që e kanë marrë me ironi. Një tifoz i Milan në Twitter kontaktoi drejtpërdrejt me Amazon, duke i kërkuar që të bëjë kthimin e një pakete nga Belgjika.

Shërbimi ndaj klientit i gjigantit amerikan e këshilloi që të kontaktonte drejtpërdrejt me shitësin. Kjo duke qenë një paketë që vjen nga një “shitës i tretë”. Në atë moment, tifozi etiketoi Club Brugge, duke kërkuar rimbursimin e 32 milionëve të shpenzuara për paketën Charles De Ketelaere.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *