• |
ide | kryesore

Anijet amerikane në Vlorë, faktet që ngrenë dyshime për një aferë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Nga Ola Xama

Kontraktimi i dy anijeve që do të prodhojnë energji në Vlorë, “Tigri 1” dhe “Tigri 3” do të sjellë humbje për buxhetin e KESH. Sot çmimi i energjisë në bursa është më i lirë se kosto e prodhimit të energjisë nga TEC-et e tyre. Praktikisht nuk ia vlen t’i ndezësh!

Por pavarësisht kësaj, ne do të vazhdojmë të paguajmë për qiranë dhe kostot e operimit 68 milion dollarë për dy vjet.

Nëse anijet do të ishin kontraktuar gjatë muajve të verës dhe vjeshtës dhe do të ishin në funksion në atë kohë, do të sillnin njëfarë fitimi. Por ato nuk mbërritën atëherë kur na duhej, edhe pse u bë një tender emergjent. KESH kur firmosi kontratën nuk i la afat për datë dorëzimi të tyre, duke zhdukur tërësisht emergjencën e procesit dhe sot 1 vit pas tenderit ato nuk janë akoma në gjendje pune.

Ajo që ngre dyshime se pas kësaj kontrate qëndron një aferë, janë 3 fakte:

– Tec-et, ndryshe nga sa u tha, nuk do të mbeten në pronësi të shtetit, madje KESH do të duhet të presë një policë sigurimi për një vlerë 20 milion USD që kushtojnë anijet. Nëse anijet kushtojnë 20 milion USD, atëherë pse duhet të paguajmë 45 milion USD për qiranë 2-vjeçare të tyre? A do të na dilte më lirë t’i blinim?

– Kompania Excelerate Energy nuk dha asnjë qindarkë të vetën për të blerë anijet. Në 4 Prill 2022 firmosi kontratën me KESH dhe shkon në bankë për të marrë kredi pas dy javësh. Me ato para siguron anijet. Prapë, a do na dilte më lirë të merrnim kredi në vend se të paguajmë interesat e kredive të firmës private? Pra, interesa mbi interesa?

– TEC-i i Vlorës nuk punon prej 9 vitesh sepse nuk i punon sistemi i ftohjes. Teknologjia e tij është me naftë dhe ka kapacitet të njëjtë prodhimi me dy anijet. A do na leverdiste më shumë të rregullonim sistemin e ftohjes që ka një fature financiare më të ulët dhe kohë rregullimi më të shpejtë se të prisnim 1 vit të vinin anijet? Po ashtu një vepër që kemi shpenzuar 110 milion euro për ta ndërtuar, do ta vinim më në fund në operim?



19 Comments

    1. Një prokuror special është caktuar nga Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së për të hetuar skandalin e dokumenteve të klasifikuara. Joe Biden u kap përsëri në të. Pjesa e dytë u gjet në shtëpinë e tij, më saktë, në garazhin e një pallati në Delaware. Para kësaj, siç mori vesh shtypi një ditë më parë, Biden, ndërsa ishte ende nënkryetar, mori letrat nën vulën e nënshkrimit në zyrën e tij private dhe i harroi atje. Biden, natyrisht, është i përhumbur nga skandale, përfshirë për shkak të kujtesës, por këtu nuk po flasim vetëm për humbje të reputacionit, por për përgjegjësi ligjore

      1. U ktheve dhe ti troll ne baze fillove me parrulla patronazhistesh vk. pa lidhje.
        I zhgenjeve shoket jorgo.

    2. Super vjedhje. Populli rri e veshtron.
      Balluku nuk i nxjerr nga pidhi parate. Por populli eshte stoik deri vdekje.

      Edhe bar do hame dhe vjedhjet e rames nuk i shohim

      Kta do vdesin ndersa ramaveliaj balluku do shijojne pasurine ketyre te vdekurve te pakallur.

      Ue ca filmi i papare avatar!

  1. publikimi i audio-përgjimit te një bisede te tij me Ramën ne një takim te tyre 4 janar 1991 e fshehur nga të dy ku Berisha komprometohet si një mbështetës i Ramiz Alisë por që dëshmon edhe komunikimin apo marrëveshjet e mohuara, deri tani, midis të dyve.

    Edhe pas këtij audio-përgjimi, provë e bashkëpunim të tij me Ramën, e fshehur prej tyre për arsye të dyshimta, Berisha vazhdon te akuzojë kundërshtarët e tij në PD si bashkëpunëtorë të Ramës, pa pasur ndonjë prove për këto akuza.Olta shkruaj dicka per kaseten e salihut qe fevziu nxorri,apo salihu nuk te intereson ty

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      rrotë kari,
      në 1991 akoma ishin në pushtet komunistët, veç 20 ditë më parë ishte themeluar PD, nuk mund të shpreheshe në publik siç shprehesh sot pas 32 vitesh, biles as sot nuk shprehen lirshëm njerëzit për mendimet e tyre.

  2. Cfare lidhje kane keto komente me anijet ne Vlore?!

    Shqiptaret paguajne miliona dollare, nderkohe qe eksportojme energji dhe jemi i vetmi vend ne rajon me energji te paster hidrike, ndaj anijet ne Vlore jane thjesht afere ne nje biznes te dyshimte.

    Perse duhet ndotur Vlora e mbare Shqiperia ne biznese te tilla qe fshehin pagesa per lobe politike?!

  3. Po të mos ishte kjo stinë, ish- president e ish kryeministër Berisha, nuk do të kishte ‘marrë armët e harqet e militantët’ për të luftuar kundër Amerikës. Ose të paktën nuk do të kishte deklaruar se ‘e di kush i vrau të katër burrat’ para kryeministrisë në 21 janar. Ose të paktën nuk do të kishte kapur mjetet më primitive e të kishte pushtuar selinë shtetërore të PD. Ose nuk do të kishte deklaruar se ‘kisha katër snajperë në kokën e kryetarit të opozitës, një snajper e kisha vetë në sy’. Salihu si komunist do fliste se duhej te mbrohej ramiz alia o shpellkare te salihut

  4. ky zhvillim është dhe një fotografi e dhimbshme e mbështetësve të Berishës, që gjoja kanë shkuar pas tij për parime dhe sistem vlerash, dhe që ishin gati të vriteshin me armiqtë e tradhtarët e tyre më 8 janar të një viti më parë.

    Tani të njëjtët njerëz, të njëjtët mbështetës në shtyp dhe Foltore, janë bërë fansa të Salianjit, dhe njësoj si Berisha shpresojnë që ai t’i shpëtojë nga halli.

  5. E nderuar Ola,nuk eshte problemi i sigurimit te energjise,por duhet cfrytezuar,cdo rast,per te patur mundesi,te sigurohen “benefite” edhe per shtetaret tane,qe punojne nate e dite,per te siguruar,pakez driteeeeee!!!!!

  6. Na rropibAmerika dhe na Shkaterroi. Pushtetaret tane marrin vetem nje kocke kurse mishin e merrbAmerika. Kjo eshtecArsyeja pse mbeshtesin veglat e tyreavij te Lgbt ne pushtert

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *