• |
ide | kryesore

Johnny Depp, i shkatërruar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Jeff Beck

Paparazzi, Slider



Johnny Depp është “plotësisht i shkatërruar” nga ndarja nga jeta e mikut të tij Jeff Beck.

Aktori ishte pranë shtratit të Beck-ut së bashku me “disa yje të tjerë të rock-ut”  raportoi People të mërkurën. “Ata kishin një miqësi vërtet të ngushtë. Ishin jashtëzakonisht të afërt dhe u miqësuan  më shumë gjatë verës së kaluar kur ata po bënin turne së bashku”, tha një burim për revistën. “Sëmundja u shfaq shumë shpejt dhe u përkeqësua me shpejtësi në dy javët e fundit.”

Beck ndërroi jetë të martën pasi u prek nga meningjiti bakterial. Ai ishte 78 vjeç. “Me pikëllim të thellë  ndajmë lajmin për ndarjen nga jeta të Jeff Beck. Pas kontraktimit të papritur të meningjitit bakterial, ai ndërroi jetë dje në mënyrë paqësore”, tha familja e tij në një deklaratë  në Twitter. “Familja e tij kërkon privatësi ndërkohë që ata përpunojnë këtë humbje të jashtëzakonshme”.

Depp dhe Beck publikuan një album së bashku në korrik 2022 të titulluar “18”.Ata  u shfaqën së bashku gjithashtu gjatë turneut të fundit të Rock & Roll Hall of Famer në Mbretërinë e Bashkuar, i cili u zhvillua ndërsa Depp priste vendimin e jurisë në gjyqin e tij për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard. Në fund, juria urdhëroi Heard t’i paguante aktorit 10 milionë dollarë si dëmshpërblim./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *