• |
ide | kryesore

Kapet shqiptari në Itali me 900 doza køkainë në shtëpi

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar në Milano të Italisë, për trafik të lëndëve narkotike më 8 janar.Gjatë kontrollit fizik në banesë, autoritetet italiane kanë gjetur dhe sekuestruar 900 doza kokainë.

Fillimisht 46-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e policisë pasi doli nga një makinë.
Gjatë ndalimit, shqiptarit iu gjetën 295 euro dhe katër palë çelësa të dy banesave dhe dy makinave. Brenda dorezës së makinës u gjetën 19 mbështjellës kokainë me peshë 81 gram dhe një peshore precize.

Ndërsa në bodrumin e shtëpisë, në Vimodrone, agjentët sekuestruan 878 mbështjellës kokaine me peshë totale 356 gram dhe një peshore precize, ku po ashtu, u gjetën dhe 16610 euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *