• |
ide | kryesore

Kërkuan shkarkimin e gjyqtares, Apeli rrëzon kërkesën e grupit të Alibeajt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
alibeaj



Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e grupit të Enkelejd Alibeaj, për shkarkimin e gjyqtares Irida Kacerja si relatore e çështjes gjyqësore për njohjen e statutit të PD-së.

Në vendimin e Gjykatës së Apelit njoftohet gjithashtu se Partia Demokratike është gjobitur me shumën 10,000 lekë.

“Mospranimin e kërkesës së ankuesit Partia Demokratike e Shqipërisë për përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja. – Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit. – Gjobitjen e kërkuesit Partia Demokratike e Shqipërisë në shumën 10,000 (dhjetëmijë) lekë. – Ky vendim është i formës së prerë. – Një kopje e vendimit t’u komunikohet gjyqtares Irida Kacerja dhe kërkuesit Partia Demokratike e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Lexo më tej: Ç’ndodhi pas kuintave/ Enkelejdi, Beu butaforik i PD



3 Comments

  1. Edhe me dhimset ky tipi, se nuk ka uroj asi burri te perfundoje kshu, shum shpejt i braktisur edhe nga gaz bardha

    te pakten te kishte bo noi lek, frika eshte se e ka bo gratis i ziu

  2. Ky vendim i Gjykates eshte karrota, shkopi vjen me pas dhe bie mbi PD e Rithemelimit.

    Thjesht manovra me vula…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *