• |
ide | kryesore

Kulloste tufën, ndërron jetë 64-vjeçarja pasi u godit nga dashi

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Lalar të Fierit. Një grua ka ndërruar jetë pasi është goditur nga dashi. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 15:30.  Mësohet se gjatë kohës që ishte në fushë me kopenë, 64-vjeçarja me inicialet F. V.,  është goditur nga dashi dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

“Në datë 11.01.2023, rreth orës 15:30, në fshatin Lalar, ka ndërruar jetë shtetasja F. V., 64 vjeçe, e cila është goditur nga një bagëti e imët (dash”-njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *