• |
ide | kryesore

Darka me policët/ Loja e dyfishtë e Ramës për zhdukjen e Martinajt

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pas darkës që kryeministri Rama u shtroi drejtorëve të policisë, në mediat afër qeverisë qarkulloi lajmi se ai u kishte kërkuar policëve zbulimin e të vërtetës mbi zhdukjen e Ervis Martinajt. Të njëjtën kërkesë, Rama e ka bërë edhe më parë publikisht.

Në shtator të vitit të kaluar i drejtoi këtë pyetje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullakun “Ervis Martinaj është vrarë apo jo?”

Më pas i tha “nëse i kërkuari është vrarë t’i thuhet publikut, nëse jo të gjendet, të kapet t’i dorëzohet Policisë”.

Por a është kryeministri Rama vërtet i interesuar për zbulimin e kësaj ngjarjeje? A ka pasur vërtet qëllim që t’i bëjë presion policëve për të gjetur Martinajn? Nëse sheh në vijimësi lëvizjet e Ramës, rezulton se mes akteve dhe fjalëve, ka kontradikta të mëdha.

1) Shkarkimi i Gledis Nanos pas bisedës me Jeton Lamin

Përpjekja për të gjetur të vërtetën mbi Ervis Martinajn i kushtoi vendin e punës Gledis Nanos, si ish-drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit.

Në bashkëpunim me familjarët e Martinajt, policia e drejtuar nga Gledis Nano gjeti njeriun e vetëm që sot mund të thotë për ku u nis Ervis Martinaj mbrëmjen e 8 Gushtit.

Ky njeri është Jeton Lami. Ish-efektivi i Operacionales që shoqëronte hap pas hapi Martinajn ruante edhe kontaktet dhe pagesat për shefat e korruptuar të policisë. Jeton Lami është njeriu i vetëm që sot mund të thotë se përse i paralajmëroi familjarët e tij Ervis Martinaj me një mesazh ku i thoshte se “do të ketë kontrolle”.

Jeton Lami pranoi të rrëfehej vetëm para Gledis Nanos.

Në këto kushte, nëse do të donte të dinte të vërtetën, kryeministri duhej ta inkurajonte Gledis Nanon në përpjekjet e tij. Në vend të kësaj, Rama urdhëroi shkarkimin e Gledis Nanos nga detyra. Që nga ajo ditë, Jeton Lami ka heshtur.

2) Kontrollet në shtëpitë e Martinajve

Në vend të kërkojë për gjurmët e Ervis Martinajt tek bandat kundërshtare, policia nën drejtimin e Muhamet Rrumbullakut i ka fokusuar  kërkimet në shtëpitë e Martinajve.

Kontrollet në shtëpitë e Martinajve në Fushë-Krujë u zhvilluan natën e Krishtlindjeve dhe kjo nxiti menjëherë hamendësimet se 42-vjeçari është gjallë. Disa ditë më parë u zhvilluan kërkime në vilat që Martinaj kishte blerë në Surrel, ku policia gjëti edhe një pasaportë false të tij.

Lexo edhe: Prapaskenat/ Pse hyri policia në shtëpitë e Martinajve

Lexo edhe: Lubonja: Policia e Shtetit është e implikuar, po fshihen prova

Lexo edhe: Artan Hoxha: Ka edhe një vilë tjetër të Ervis Martinajt në Surrel ku s’ka hyrë policia

Pra nëse sheh, veprimet e policisë ato janë të orientuara drejt familjarëve të viktimës, jo tek të dyshuarit për rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e tij.

3) Darka për policët me “zero rezultate”

Ka një anomali në darkën, që Rama ka shtruar për shefat e policisë, nëse i rikthehemi mesazheve të tij publike për historinë e Martinajt.
Pas kërkesës së kryeministrit për të zbardhur misterin e zhdukjes së Ervis Martinajt, policia ka “zero rezultate”.

Në këtë histori nuk ka asnjë zhvillim. Muhamet Rrumbullaku dhe vartësit e tij nuk kanë mundur të sigurojnë asgjë më shumë nga çfarë arriti Gledis Nano në ditët e para pas denoncimit për zhdukjen.

Pavarësisht “zero rezultateve” Rama ulet me shefat e policisë dhe u shtron darkë, duke konfirmuar bashkëpunimin e ngushtë me ta në të ardhmen.

Në vetvete, darka është një inkurajim, se “zero rezultate” është rezultati që duam./Lapsi.al



10 Comments

  1. Artikull i shkruar nga / Lapsi.al.
    Se kush i shkruan!
    Se kush ja servir!
    Se kush e ben analizen!
    Se si u mblodhen provat!
    Se si u nxor konkluzuoni, per vertetsin e lajmit!!!!
    Mjafton. Vetem nje /Lapsi.al.

    Nese dikush ndihet i ofenduar ose lexon te paverteta.
    Nuk ka se si te gjej se cila dore e shkruajti. Thjesht Lapsi.al.

    1. Po cfare faktesh do ti?
      Nuk e degjove ne te gjitha mediat e Qeverise qe Drejtoret e policise u mblodhen per darke me Kryeministrin?!

  2. publikimi i audio-përgjimit te një bisede te tij me Ramën ne një takim te tyre 4 janar 1991 e fshehur nga të dy ku Berisha komprometohet si një mbështetës i Ramiz Alisë por që dëshmon edhe komunikimin apo marrëveshjet e mohuara, deri tani, midis të dyve.

    Edhe pas këtij audio-përgjimi, provë e bashkëpunim të tij me Ramën, e fshehur prej tyre për arsye të dyshimta, Berisha vazhdon te akuzojë kundërshtarët e tij në PD si bashkëpunëtorë të Ramës, pa pasur ndonjë prove për këto akuza.

  3. Rezultati jane zgjedhjet. Jane aferat qe kane mbushur dollapet e SPAK dhe prokurorive neper rrethe. Dhe policia eshte elementi kryesor per te minuar cdo hetim qe con drejt gjurmeve te Edi Rames! Madje kesaj radhe partneret e quajtur strategjike sdo kene as mundesi reale bashkepunimi me nje agjenci serioze dhe te besueshme qe te pakten e kishte Shqiperia, pra SHISH, te cilin rilindja ka nisur ta cmontoje per skrap. Madje ndoshta ta jape me PPP.

    1. Po të mos ishte kjo stinë, ish- president e ish kryeministër Berisha, nuk do të kishte ‘marrë armët e harqet e militantët’ për të luftuar kundër Amerikës. Ose të paktën nuk do të kishte deklaruar se ‘e di kush i vrau të katër burrat’ para kryeministrisë në 21 janar. Ose të paktën nuk do të kishte kapur mjetet më primitive e të kishte pushtuar selinë shtetërore të PD. Ose nuk do të kishte deklaruar se ‘kisha katër snajperë në kokën e kryetarit të opozitës, një snajper e kisha vetë në sy’.

  4. Perse gjithe ky interesim i hapur i KM per nje personazh te botes se krimit, ndersa historia e zhdukjes se tij, i gjalle apo jo, eshte detyre e institucioneve dhe Drejtesise?!

    Cfare po behet per pronaret e inceneratoreve “ne kerkim”, por qe vazhdojne te paguhen me taksat e shqiptareve, sepse kjo eshte nje ceshtje me interes publik, per te cilen pritet rezultat nga policia e Drejtesia…

  5. ky zhvillim është dhe një fotografi e dhimbshme e mbështetësve të Berishës, që gjoja kanë shkuar pas tij për parime dhe sistem vlerash, dhe që ishin gati të vriteshin me armiqtë e tradhtarët e tyre më 8 janar të një viti më parë.

    Tani të njëjtët njerëz, të njëjtët mbështetës në shtyp dhe Foltore, janë bërë fansa të Salianjit, dhe njësoj si Berisha shpresojnë që ai t’i shpëtojë nga halli.

  6. Kryeminisri,ka shtruar darke,per shefat e policice!Keta jane te gjithe shefat e policise qe Martini,u paguante mijera euro,cdo muaj,si nje page,perfsire edhe Lamen qe eshte si i arrestuar,por qe “nuk flet”,se nuk i don bytha,apo edhe ka fol,por nuk tregojne ????? Keta shefa,a kane paguar “takse”,per pagen qe emerrnin,prej Martinit,apo prandaj i ka thirr Kryeministri,per t’i kerkuar haracin,qe nuk ja kane dhene deri sot ????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *