• |
ide | kryesore

“Messi një mi kanalesh”: plas skandali te Barcelona, del biseda mes ish-drejtuesve të klubit

-Instant, F1, Sport
Messi



Sulme shumë të ashpra, ofendime të vërteta në drejtim të Lionel Messi nga ish-drejtuesit e Barcelonës. Kjo është ajo që del nga disa biseda të përgjuara nga policia katalanase dhe të publikuara nga Sport. Komunikimet datojnë në fillim të vitit 2021. Argjentinasi në atë kohë hynte në muajt e fundit të kontratës me blaugrana. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë etiketohet si “mi kanalesh”, “nano hormonal”. Ai akuzohet se kishte vendosur një diktaturë të brendshme brenda klubit. Referimi është në lidhje me politikat e transferimit dhe rinovimit.

Protagonistët e bisedave në WhatsApp janë ish-presidenti Josep Maria Bartomeu me ish-CEO Òscar Grau. Aty janë përfshirë edhe drejtori financiar Pancho Schroder, ai i Strategjisë dhe Inovacionit Javier Sobrino dhe menaxherë të tjerë si Jordi Moix, Oriol Tomàs dhe David Bellver. Megjithatë, më elokuenti nga të gjithë është Román Gómez Ponti. Në atë kohë ai ishte kreu i shërbimeve ligjore të Barçës. Pikërisht nga pajisjet elektronike të tij rrjedhin përgjimet e Mossos d’Esquadra.

BISEDAT NË CHAT

Shkëmbimet e mendimeve të grupit, në rindërtimin e Sport, ndizen në mënyrë të veçantë ditën kur gazeta El Mundo publikon detajet e kontratës së Messi. Është janari i vitit 2021 dhe epoka e Bartomeu tashmë ka përfunduar disa muaj më parë: “Barto, vërtet, nuk mund të jesh kaq i sjellshëm me këtë miun e kanaleve – ishin fjalët e Ponti për ish-presidentin -. Klubi i dha atij gjithçka dhe ai iu përkushtua duke vendosur një diktaturë nënshkrimesh, transferimesh, rinovimesh, sponsorësh… vetëm për të […] Shifrave të kontratës së tij i duhet shtuar edhe Pinto, rinovimi i Suarez dhe ai i Jordi Alba. Si dhe komisioni i rinovimit të Fati. Dhe mbi të gjitha akumulimi i shantazheve dhe vrazhdësisë që klubi dhe ne që punojmë për të kemi pësuar nga ky xhuxh hormonal që ia ka borxh jetën Barçës”.

Ish-kreu i shërbimeve ligjore blaugrana zbuloi edhe diçka tjetrër. Messi në vitin 2020 kishte bërë presion që të mos ulte pagën e tij dhe të mikut të tij Suarez: “Kur gjërat shkojnë keq të vjen mesazhi mitik: ‘President, uli rrogat e të tjerëve, por mos më prek mua dhe Luisin’. Le të shpresojmë që ai të kalbet mes indiferencës së njerëzve. Kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë”.

BARTOMEU

Bartomeu nuk distancohet nga kolegu i tij: “Për shumë gjëra jam dakord. Por Barça është e para dhe ky lloj artikulli (ai i El Mundo-s, red) dëmton imazhin e klubit”. Në bisedë ngrihet dyshimi se ka qenë presidenti aktual Joan Laporta ai që ka nxjerrë në media të dhënat nga kontrata e Pleshtit. Edhe pse Bartomeu nuk është plotësisht i bindur. “Ne e kemi dëgjuar Leon shumë herë, jo gjithmonë, por shumë herë – vazhdon ish-numri një -. Kjo kontratë pa një pandemi do të ishte plotësisht e pranueshme”.

Lexo më tej: “Sjellje kriminale, që shkatërroi Barcelonën”: Dalin rezultatet e raportit mbi Bartomeun, prokuroria nis hetimin

Ponti nuk përdor lojëra fjalësh. Ai i referohet nevojës për të shkurtuar disa lojtarë në rënie, përfshirë Gerard Piqué: “Duhet të kesh pak skrupuj dhe të jesh një bir i madh kur*e”. Në një shkrim të gjatë drejtuar Bartomeu, ai kapet me të gjithë skuadrën e Barcelonës: “Nën drejtimin tuaj, klubi duhet të përballet me uljen drastike të faturës së pagave të ekipit të parë. Aq më tepër pas qëndrimit të neveritshëm të një stafi milionerësh të llastuar dhe të pandjeshëm. Ata që refuzuan të binin dakord me klubin për masat minimale për të siguruar qëndrueshmërinë tonë ekonomike”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *