• |
ide | kryesore

Ndryshon rregullorja e Maturës, Kushi: Nxënësit mund të kërkojnë testin e korrigjuar

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Arsimit, Evis Kushi në konferencën që po mban për mediat theksoi disa ndryshime që do të bëhen në Maturën Shtetërore. Ministrja u shpreh se nxënësit do të kenë mundësi që të kërkojnë testin e korrigjuar. Gjithashtu do të ngrihen komisione të veçanta që do të shqyrtojnë ankesat e nxënësve.

“I pari është provimi i informatizuar për programin mjekësi e përgjithshme. Do të zhvillohet në mjediset e qendrës së shërbimeve arsimore. Fondi i pyetjeve për nxënësit që duan të studiojnë mjekësi të përgjithshme është gati. I kanë pyetjet atje dhe do të shmangë problemin që ndonjë pyetje mund të jetë jashtë programit apo mund të ketë gabime shkencore. Ky problem që kemi pasur në ndonjë rast eliminohet sepse konstatohet para 6 muajsh.

Rregullorrja e re e Maturës shtetërore ku është shfuqizuar neni që nuk lejonte rivlerësimin e testit. Për shkak të kohës së kufizuar që ne si ministri kishim për të korrigjuar dhe nxjerrë testet në kohën e duhur ishte e pamundur. Por i kemi marrë të gjitha masat që të ketë komisione të veçanta në shkolla. Nxënësit do të kenë të drejtë që të marrin testin e korrigjuar por nëse do të ketë gabime do të ngrihet një komision për transparencë të plotë.”, tha Kushi.



2 Comments

    1. toni ti je nje kokerr injoranti dhe nje i pa fytyre qe ke shkruajtur broqkulla ti Evis Kushit i marrsh te keqen se Evis Kushi esht zonje grua dhe nje zonje shum e nderuar dhe shum e vlersuar dhe esht shum e sakte ne ate qe thot esht shum e drejte dhe shum e sinqerte kushurira ime e ka pasur petagoge ne universitet dhe ishte nje nder me te shkelqyerat si ne mesidhenje ashtu dhe si njeri

      po mostrat si pune jote toni din vetem te shajin ven e pa ven te genjin te shpifin dhe te sajoni historira

      arsimi me skandaloz ishte kur ne pushtet ishte sali non grada diploma fallso universitete fantazem dokotoratura fallso nje pedagog mbante 30 doktorant piramidat neper universitete lulzonin sheshit dhe per shtat pal qefe qoska ne universitete ku shiteshin diploma dhe dokotoratura pa fund lenden e gjuhes shqipe e hoqen fare nga sistemi arsimor ne kohen kur ishte sali non grada ne pushtet ja ky ka qen arsimi ne kohen kur ishte sali non grada ne pushtet dhe ju shpellaret e sali non grades nuk keni fytyr e surrat te komentoni apo te flisni per arsimin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *