• |
ide | kryesore

Regjisori i Titanic: Leo nuk donte të luante rolin e Jack

-Instant, Paparazzi, Slider



Leonardo DiCaprio nuk ishte i sigurt se donte rolin e Jack në Titanic.

Në një intervistë ekskluzive me PEOPLE , regjisori James Cameron tha: “Ai nuk donte të bënte personazhin kryesor, Jack ,” kujton Cameron. “Mendonte se ishte e mërzitshme.” Ai shtoi se ndërsa DiCaprio përfundimisht “pranoi pjesën” e Jack, ishte “vetëm kur e binda se ishte në të vërtetë një sfidë e vështirë”.

Njëzet e pesë vjet më vonë, Titaniku qëndron ende  si një nga filmat me fitimet më të larta të realizuar ndonjëherë, dhe Cameron deklaroi se”nuk mund ta imagjinojë atë film” pa dy yjet e tij kryesorë: DiCaprio dhe Kate Winslet .”Nëse ata nuk do të kishin pranuar, nësenë vend të Leos do të ishte dikush tjetër, filmi nuk do të kishte kurrë këtë sukses”, deklaroi James. “Nuk mund ta imagjinoj atë film pa të.”

Për të festuar 25 vjetorin e tij, filmi do të rikthehet në kinema. Titanic do të bëjë  edhe një herë në shkurt, duke shënuar rastin me një trailer dhe poster të ri. Krahas DiCaprios dhe Winslet , në të luajtën; Billy Zane, Kathy Bates, Frances Fisher, Gloria Stuart, David Warner, Victor Garber dhe Bill Paxton./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/12/21/kate-winslet-flet-per-xhirimet-e-titanic-me-ofendonin-per-peshen/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *