• |
ide | kryesore

Sëmundjet infektive e sulmet kibernetike janë shqetësimet e drejtuesve ekzekutivë shqiptarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sëmundjet infektive dhe mangësia në infrastrukturën për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike janë dy shqetësimet kryesore të drejtuesve ekzekutivë shqiptarë sipas raportit të fundit të Forumit Ekonomik Global, që ka identifikuar rreziqet kryesore globale për vitin 2023 në raportin e tij të fundit “Raporti i rreziqeve globale 2023”. Shqetësimi i tretë është rritja e shpejtë e inflacionit, i ndjekur nga problemet gjeopolitike që shkaktojnë krizën e lëndëve të para. Shqetësimi i pestë, kriza e furnizimit me ushqime.

Studimi, një bashkëprodhim i konsulentëve Marsh McLennan dhe Zurich Insurance Group, mori parasysh pikëpamjet e më shumë se 1200 ekspertëve globalë të rrezikut, politikëbërësve dhe liderëve të industrisë. Raporti bazohet në Anketën e Perceptimit të Rreziqeve Globale (GRPS) që realizohet prej dy dekadash. Përgjigjet për anketimin u mblodhën nga 7 shtatori deri më 5 tetor 2022.

Vitin e kaluar, ndonëse pandemia e Covid-19 ishte në kulmin e saj, sëmundjet infektive ishin shqetësimi i pestë i drejtuesve ekzekutivë shqiptarë, ndërsa i pari ishte kriza politike (Luhatje të marrëdhënieve ndërshtetërore), të ndjekura nga dëmtimi i mjedisit nga dora e njeriut; më pas mangësi në masat e sigurisë kibernetike dhe e katërti, kriza e borxhit.

Shqetësimet e ngritura nga drejtuesit shqiptarë në raportin e 2023 janë gjithashtu të ndryshme nga ato globale, ku mbizotëron “Kriza e furnizimit me energji”, që është e para, e ndjekur nga “Kriza e kostos së jetesës”; “Inflacioni në rritje”; “Kriza e furnizimit me ushqime” dhe “infrastruktura për tu mbrojtur nga sulmet kibernetike”./ MONITOR



2 Comments

  1. Drejtuesit e ekzekutivit shqiptar kane vetem nje shqetesim : Si te vjedhin sa me shume, si tua

    bejne jeten sa mer te pasigurte qytetareve shqiptare me qellim largimin e tyre nga Shqiperia

    Shqetesimet e tjera jane ne vendin nga 70-ti deri tek i 700-ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *