• |
ide | kryesore

SPAK bën bilancin për dhjetorin, 9 procedime penale me 90 të pandehur

-Instant, Lajme, Të fundit
SPAK bën bilanc-in për dhjetorin, 9 procedime penale me 90 të pandehur



Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit ka bërë një ‘bilanc’ të punës për muajin dhjetor 2022. SPAK ka deklaruar se gjatë dhjetorit janë paraqitur 8 kallëzime penale, ku për 5 prej tyre nuk ka filluar ende hetimi. Po ashtu, gjatë dhjetorit SPAK ka sekuestruar 16 pasuri dhe 5 subjekte.

Janë regjistruar 7 procedime penale, nga të cilët, 2 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 5 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Njoftimi i SPAK:

Janë paraqitur 8 kallëzime penale, nga të cilat, për 5 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve. Janë regjistruar 7 procedime penale, nga të cilët, 2 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 5 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Janë dërguar për gjykim 9 procedime penale me 90 persona të pandehur, nga të cilët, 2 procedime me 40 persona të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 7 procedime me 50 persona të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme, janë miratuar nga Gjykata e Posaçme masa sigurimi personal ndaj 2 personave nën hetim.
Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm, janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 4 vendime themeli, janë deklaruar fajtorë 21 persona të pandehur.

Në kuadër të ligjit antimafia janë dhënë nga gjykata 2 vendime sekuestrimi sipas të cilëve janë sekuestruar:
12 pasuri të paluajtshme;
4 pasuri të luajtshme;
5 subjekte tregtare.

Janë ekzekutuar gjithsej 4 vendime penale të formës së prerë; nga këto, 1 (një) vendim ka marrë formë të prerë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë. 3 në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për 12 të dënuar. Janë vënë në ekzekutim 2 letërporosi ardhur nga autoritetet e huaja të drejtësisë. Janë dërguar 6 letërporosi për ekzekutim pranë autoriteteve të huaja. Është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e 6 shtetasve shqiptarë. Janë transmetuar pranë autoriteteve të huaja 4 kërkesa për ekstradimin nga Jashtë në Shqipëri të shtetasve shqiptarë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *