• |
ide | kryesore

U përjashtua nga Grupi i PD, Bylykbashi: Alibeaj i ka “hipur” kalit të marrëzisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Oerd Bylykbashi është një nga deputetët demokratë që u përjashtua nga grupi i PD nga Enkelejd Alibeaj. Për këtë ai ka reaguar duke thënë se vendimi është nul, ndërsa u shpreh se ky akt është kryer në bashkëpunim me Lulzim Bashën për t’i shërbyer Edi Ramës.

Bylykbashi tregoi se vendimi i Alibeajt për të përjashtuar 4 deputetë e PD në 15 janar 2022 është i bazuar mbi një rregullore që nuk ekzistonte më, pasi ishte shfuqizuar nga një tjetër.

“Kjo është në imagjinatën e Alibeajt, sepse edhe juridikisht është me vlerë nul. Nganjëherë disa gjëra vijnë për të hedhur dritë për të kuptuar në çfarë kali marrëzia kanë hipur disa individë dhe i pari është Enkelejdi.

Ky nuk është akti individual i Alibeajt por është në koordinimi me Bashën dhe kjo është shërbimi më i fundit me çmim të lirë për Ramën.

Pse është nul vendimi i Alibeajt? Është një shkresë pas 1 vit e gjysmë që ne i kërkonim kryetares së kuvendit mbi ç’bazë i kishe përjashtuar 4 deputetë, një vendim i firmosur nga Alibeaj më 15 janar 2022, ne s’e kishim parë. Tregoi se ai kishte qenë i ethshëm ta bënte, po atë ditë Rushaj dha dorëheqjen se nuk pranoi të firmoste atë vendim. Ai vendim i referohet një rregulloreje të grupit të datës 5 shtator 2017. Në fakt grupi parlamentar është mbledhur dhe ka miratuar në 12 shkurt 2018 rregulloren e re që shfuqizo të parën që mban firmën e Bashës. Vendimi i referohet një rregulloreje që nuk ekzistonte më pasi është shfuqizuar nga një tjetër”, tha Bylykbashi në Euronews Albania.

 



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *