• |
ide | kryesore

Video/ Barak kualifikon Fiorentinën në çerekfinale të Kupës së Italisë: zero goditje në portë për Samp

-Instant, F1, Sport, Video
Barak



Me një ritëm të ngadaltë, me përpjekje minimale. Fiorentina shfrytëzoi favoret e parashikimeve dhe në Franchi mposhti Sampdorian e Stankovic 1-0 me golin e Barak. Viola avancon kështu në çerekfinalet e Kupës së Italisë, ku do të gjejë Torino, me favorin për të luajtur sërish në shtëpi. Nëntëdhjetë minuta të luajtura me ritëm të ulët nga të dy formacionet, ku Fiorentina, pasi zhbllokoi ndeshjen, kontrolloi avantazhin. Skuadra e Italiano, natyrisht, shfrytëzuar edhe sterilitetin sulmues të dorianëve.

Në nëntëdhjetë minutat plus kohën shtesë, rastet për shënim numëroheshin me gishtat e njërës dorë. E provoi fillimisht Sampdoria që, rreth minutës 20′ në zhvillimin e një goditje dënimi, goditi traversën me Rincon. Pesë minuta më vonë, në një situatë të ngjashme në zonën tjetër, Fiorentina gjeti goditjen fituese. Barak realizoi, duke dërguar në rrjetë një top vagant, me një të majtë të fuqishme. Goli praktikisht e mbylli praktikisht një orë përpara cështjen kualifikim, me skuadrat që ruajtën pozicionet e tyre.

Organizimi difensiv i ngritur nga Italiano, me një qarkullim të arsyetuar në mesin e fushës dhe me agresionin e duhur, i zvogëloi topat që kalonin në anët e Gollini. Në anën tjetër, pozicioni jashtë loje i Jovic i mohoi serbit golin e 2-0 që do të kishte pasur vlerë për moralin e sulmuesit. Sampdoria, sulmi më i keq i Europës, konfirmoi vështirësinë në krijimin e rasteve të golit. Situata është komplikuar edhe më shumë nga mungesa të rëndësishme si ato të Gabbiadini dhe Quagliarella. Kështu, për kualifikimin nuk kishte asgjë për të bërë, madje as një forco finale. Zero goditje në portë për Sampdorian dhe përjashtimi i Murillo në kohën shtesë plotësuan panoramën.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *