• |
ide | kryesore

Video/ Dybala për t’i hequr kapelen: magjia e Joya kualifikon Romën në çerekfinale të Kupës

-Instant, Sport, Video
Joya



Roma mposhti 1-0 Genoa në 1/8 e Kupës së Italisë dhe mori kualifikimin për në çerekfinale. Tani verdhekuqtë do të përballet me fituesin e Napoli-Cremonese. Në Olimpico në pjesën e parë, djemtë e Mourinho bënë ndeshjen dhe koleksionuan këndore. Por presioni i verdhekuqve nuk shkoi më shumë se traversa e goditur nga Pellegrini. Në pjesën e dytë pastaj hyri Dybala dhe melodia ndryshoi. Joya vendosi ndeshjen në minutën e 64, duke kapërcyer gjysmën e mbrojtjes kuqeblu, para se të mposhtte Martinezin me të majtën.

Pas barazimit in-extremis me Milan në kampionat, Roma festoi në debutimin sezonal në Kupën e Italisë. Një fitore e ngushtë por që vlen kalimin në çerekfinale. Ndaj një Genoa të ashpër, por jo shumë efektive para portës, në Olimpico, verdhekuqtë treguan teknikë, fizik dhe cilësi. Skuadra e Mourinho goditi objektivin falë një perle të Dybala në pjesën e dytë.

Lexo më tej: Video/ Barak kualifikon Fiorentinën në çerekfinale të Kupës së Italisë: zero goditje në portë për Samp

Një gol prej lojtari të madh që theu ekuilibrat në momentin më delikat të ndeshjes. Joya argjentinase drejtoi kështu në mënyrë të pashmangshme ndeshjen, duke i dhënë verdhekuqve kalimin pa kohë shtesë. Një goditje kampioni që bëri diferencën dhe nuk i la asnjë shans shpëtimi Genoa. Kuqeblutë u treguan të aftë të luftonin dhe ishin vendosur mirë në fushë, por nuk patën shumë guxim dhe rrezikshmëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *