• |
ide | kryesore

Video/ Gibbs-White festoi duke provokuar ish-tifozët e tij: shpërthen një rrahje masive në fushë

-Instant, Sport, Video
Gibbs-White



Nottingham Forest dhe Wolverhampton u ndeshën në çerekfinalet e Carabao Cup. Ndeshja, intensive dhe e ekuilibruar, përfundoi 1-1 pas kohëve shtesë. Me penallti Nottingham Forest mposhti kundërshtarët e tij, duke u kualifikuar. Në gjysmëfinale Forest do të përballet me Manchester United. Pikërisht në fund të penalltive, një episod i shëmtuar njollosi ndeshjen. Protagonist ishte Morgan Gibbs-White, një ish-lojtar i Wolverhampton, tashmë në ekipin e Nottingham. Lojtari anglez ishte bërë viral në rrjetet sociale edhe pak ditë më parë. Shkak u bë një video e postuar nga e dashura e tij, ku futbollisti u tall se nuk zgjidhte dot kubin e Rubik.

GIBBS-WHITE FESTOI KUNDËR ISH-SKUADRËS

Këtë herë, megjithatë, ai ishte protagonist i një episodi të një niveli krejt tjetër. Mesfushori 22 vjeçar bëri goditjen e tij nga pika e bardhë dhe pasi shënoi, në vend që të përmbahej, doli para sektorit të ish-tifozëve të Wolverhampton dhe festoi duke mbyllur veshët me gishta. Tifozët e Wolves, u inatosën dhe e mbuluan lojtarin me ofendime.

Por episodi nuk u kufizua vetëm në këtë gjest. Edhe shokët e tjerë të skuadrës së Gibbs-White e imituan. Mbi të gjitha portieri Henderson, i cili priti dy penallti të lojtarëve kundërshtarë.

NË FUND TË NDESHJES PLASI SHERRI

Pas kualifikimit të Nottingham Forest, në fushë ka nisur sherri. Lojtarët e Wolverhampton nuk i pritën mirë festimet e kundërshtarëve dhe sulmuan lojtarët me fanellën e kuqe. U desh ndërhyrja e stjuardëve të stadiumit, të cilët së bashku me anëtarët e të dy pankinave, larguan lojtarët e dy skuadrave dhe rikthyen qetësinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *