• |
ide | kryesore

1.2 mln€ mashtrim/ Arlind Gjokutaj s’paraqitet në gjykatë, i shtruar në spital

-Instant, Lajme, Të fundit



Këtë të premte Gjykata pritet të japë masën e sigurisë për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, së bashku me zyrtarin e këtij institucioni, Fatmir Hoxhaj dhe Alban Rulin, përmbarues. Gjokutaj nuk është paraqitur në seancë. Mësohet se prej dy ditësh Gjokutaj është shtuar në spital për shkak të problemeve të tij me zemrën.  Në gjykatë janë Fatmir Hoxhaj, drejtor i çështjeve juridike në këtë ministri dhe Alban Ruli, përmbarues privat.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë se Financave Arlind Gjokutaj, drejtori i shërbimeve mbështetëse dhe një përmbarues privat ranë në pranga të mërkurën. Ata akuzohen nga Prokuroria e Tiranës se nëpërmjet shpërdorimit të detyrës i kanë shkaktuar shtetit 1.2 milion euro dëm. Ata firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 mln euro Ilir Thanës, duke e trajtuar si ish-pronar. Por ai nuk e kishte një status të tillë. Nga kjo shumë, Ilir Thana mori vetëm 400 mijë €, teksa pjesa tjetër e parave Thanës do t’i kalonte në muajt në vijim. Kjo nuk nodhi pasi skema e mashtrimit u pikas.

Përfituesi i parave, Ilir Thana u arrestua disa javë më parë për 2 vepra penale. Më pas Prokuroria e Tiranës iu drejtua gjykatës, e cila urdhëroi arrestimin e zyrtarëve të Ministrisë së Financave.



9 Comments

  1. Te gjithe hajdutet e taksave tona behen per spital kur kapen gafil. Kjo per faktin e thjesht se mendojne qe jane super te zgjuar dhe te forte edhe kur fusin futur duart ne xhepat e qytetarve. Sipas hajduteve me kollare qe administrojne parate publike taksapaguesit jane dele dhe smeritojne te jetojne ne mireqenie. Kur aroganca e tyre perballet me realitetin e hidhur behen per spital me apo pa skenarin e avokatit mbrojtes.

    1. byzylyket te sjellin me kembe ne toke per pune sekondash, rruges per paraburgim, je helmu kaq shume sa vetem spitali te pret

  2. Te gjithe duhet ta dine qe eshte kushte punesimi ne pozicione te larte qe te jesh i semure me zemer. Si kriter shtese, por qe vleresohet si eksperience nga komisioni ad hoc, eshte te jesh edhe kleptoman.

  3. Me ndryshimet e ligjit, kriteri baze eshte se duhet te jesh “MAKUT” i licensuar……. Jorgaqis Palikaraqis ku je a te qivja udhen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *