• |
ide | kryesore

30-vjeçari shqiptar në Greqi shpallet i pafajshëm pas 6 viteve

-Instant, Lajme, Të fundit
arme, greqi, shqiptaret, makine



Një 30-vjeçar shqiptar, i cili akuzohej si i përfshirë në një organizatë kriminale që vepronte në tregtinë dhe trafikimin e lëndëve narkotike në Athinë, Kos dhe Kalymnos, u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit për krimet e Dodekanezit. Çështja u zbardh gjashtë vite më parë dhe 18 persona u referuan para drejtësisë. Sa i përket 30-vjeçarit shqiptar, ai konsiderohej i arratisur dhe u arrestua pesë muaj më parë, kur kishte shkuar në Greqi. Prej atëherë 30-vjeçari ndodhet në burg, ndërsa ditën e djeshme u shpall i pafajshëm nga gjykata.
Ndër pretendimet e ngritura në gjykatë për 30-vjeçarin është se ai ka lindur, është rritur dhe ka jetuar të gjitha vitet e tij me prindërit në Shqipëri dhe vetëm në prill 2016 ka vendosur së bashku me prindërit të punojnë për një kohë të shkurtër në ndonjë ishull të Greqisë për të fituar të ardhura më të mira për të ndihmuar gjendjen e tyre financiare.

Kështu, pasi kushëriri i tij, një shqiptar 38-vjeçar jetonte në Kalymnos dhe kishte marrë një shtëpi me qira në ishull. 30-vjeçari shkoi atje, por duke qenë se nuk mundi të bënte asgjë, u kthye në vendlindje. Ai pretendon se ka qëndruar në Kalymnos vetëm dy javë dhe kur është kthyer në vendlindje është njoftuar se kushëriri i tij 38-vjeçar është arrestuar si i përfshirë në këtë rast konkret. Për sa i përket 30-vjeçarit, ai mësoi se akuzohej kur u arrestua duke ardhur në vendin tonë pesë muaj më parë. Shqiptari po ashtu në pretendimet e tij thekson se asnjë provë në dosje nuk e implikon atë dhe as dëshmi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *