• |
ide | kryesore

“Aktiv1st”/ Shtohet presioni mbi administratën para fushatës së 14 Majit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Rreth një javë më parë, kryeministri Rama u shfaq në një video në Instagram i rrethuar nga një grup socialistësh duke thënë “Patronazhisti është ç’është, po aktivisti…”. Shikoni videon më poshtë:

 

Vieë this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Me fjalën “aktivisti”, Edi Rama i referohet një aplikacioni në celular, që socialistët e kanë krijuar për ta bërë më të lehtë presionin dhe kontrollin e punonjësve të administratës shtetërore në shërbim të fushatës elektorale për 14 Majin.

Aktiv1st, aplikacioni i PS për kontrollin e aktivitetit të punonjësve publikë në rrjetet sociale

Aplikacioni quhet “Aktiv1st”.

Platforma elektronike, në dukje është një aplikacion i rëndomtë që bën bashkë anëtarët e një partie politike. Por realisht po përdoret për t’i detyruar punonjësit e administratës shtetërore të bëhen pjesë e aktivizmit politik të Partisë Socialiste nëpërmjet pëlqimeve, shpërndarjeve dhe komenteve në postimet e kryeministrit Rama, ministrave dhe kreut të bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj.

Më konkretisht, çdo punonjës i administratës fillimisht detyrohet të krijojë një profil për përdorimin e aplikacionit.

Në aplikacion janë të postuara në mënyrë kronologjike mesazhet më të fundit që Rama, Veliaj dhe ministrat kanë bërë në rrjetet sociale për të cilat kërkohet sa më shumë interaktivitet.

Në bazë të komenteve, të shpërndarjeve apo të pëlqimeve që një përdorues bën në postimet e Ramës, Veliajt dhe ministrave, ai vlerësohet nëpërmjet një sistemi pikëzimi.

Sa më shumë pëlqime, shpërndarje dhe komente, aq më shumë pikë fiton përdoruesi. Sa më shumë pikë në aplikacion, aq më shumë vlerësohet punonjësi në dikasterin e administratës ku punon.

Aktiv1st mbështetet tek një sistem pikëzimi, i cili ndërveprimet me platformen on-line i përkthen në vlerësim të pasqyruar në “leaderboard”, sipas të cilit do të vlerësohen dhe individët, të cilët shfaqin më shumë iniciativë” thuhet në prezantimin e platformës në Google Play dhe App Store.

Pse duhet një sistem pikëzimi?

Nëse aplikacioni do të përdorej thjesht nga antarët e Partisë Socialiste, pëlqimet/shpërndarja dhe komentet do t’i liheshin vullnetit të tyre të lirë.

Por kjo nuk mjafton.

Sepse sistemi i pikëzimit duhet për të kontrolluar punonjësit e administratës shtetërore.

“Nëse pikët e grumbulluara në aplikacion janë të pakta, vjen një thirrje nga burimet njerëzore, shoqëruar me vërejtje verbale” tha për Lapsi.al një punonjës i administratës që kishte refuzuar deri tani përdorimin e aplikacionit.

Ndërkohë një tjetër, punonjës i Bashkisë së Tiranës rrëfeu se gjatë orëve të mbrëmjes merrte rregullisht mesazhe apo telefonata nga drejtues të ngarkuar me monitorimin e pëlqim/shpërndarje dhe komentet për postimet e Veliajt në rrjetet sociale.

Më parë monitorimi i punonjësve të administratës në rrjetet sociale bëhej manualisht. Tashmë aplikacioni “Aktiv1st” e bën më të thjeshtë presionin për të pabindurit, të cilët do të kenë pak pikë në aplikacion.

Me afrimin e fushatës zgjedhore, presioni është në rritje.

“Aktiv1st” është në vazhdën e sistemit të patronazhimit, një “Vëlla i madh” i modelit shqiptar i krijuar nga Partia Socialiste që tenton rikthimin e partisë-shtet, përmes ofrimit të shërbimeve shtetërore nga strukturat politike./Lapsi.al



40 Comments

  1. Te lumte goja shoku Enver!!!😀😀😀😀😀
    Dhe ka ka nga ata qe mendojne akoma se pergjimi Rama-Berisha invokon Edvin Spiro Kristaqin si demokratin më të flaktë!!!!! 🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣m’u gris rripi i çitjaneve🤣🤣🤣🤣🤣

  2. Nuk janë socialista, janë specialista! Ec e mundi këta komunista në zgjedhje! Këta kërcënojnë hapur me aplikacion administratën. Kjo është më e keqja, pra sheh korrupsionin dhe shantazhet hapur fare, dhe populli është si i mpirë, opozita e kastruar dhe në gjumë, kurse ambasada amerikane rrezik ka shkarkuar për vete aplikacionin Aktiv1st.

    1. Gabimi me i madh qe po behet.
      Etja per pushtet, per ta mbajtur ate con ne kete cmenduri. Njerez qe perdoren per te shantazhuar dhe bere presion te tjereve.
      Kjo nuk eshte vote, kjo nuk eshte e drejte.
      Jemi vetem 2 mil dhe te llogarisin punen ne administrate sikur te kane dhene jeten.
      Keta me shtetin sillen si pronare. E turpshme.
      Babai ja ka lene Edi Rames pushtetin, e ka trashegimi!

  3. Dmth… a arrini ta kuptoni ne cfare niveli organizimi jemi Ne, (ngrije doren e majte lart), dhe ku jeni ju, (ule doren e djathte poshte)?!

    Provoni ta beni kete ushtrim fizik dhe do te vete-sqaroheni.

      1. Ne komunizem nuk egziston e drejta e fjales.

        Ne demokraci e drejta e fjales eshte e garantuar me Kushtetute.

        Fjala e tjetrit ose injorohet ose mbeshtetet ose kundershtohet me argumenta.

        1. Popujt te tille jane. Popujt i modelojne rrethanat gjeo-politike.

          Mos ki brenga ndaj popullit.

          Merru me veten. Veten e ke ne dore. Populli eshte nje “multitud” vetesh te tjera. Si ty. Si mua.

          Te gjithe bashke perbejme popullin.

          Edhe ata qe jane ne krye te politikes sot, vijne nga gjiri i popullit: te lindur, te rritur, te edukuar, te shkolluar ketu.

          Nqs. do te permiresosh popullin, mundohu te permiresosh veten.

          1. Problemi juaj eshte te mos permiresohet populli,e kunderta qendron;te rrije sa me i varfer,me i paditur se kot nuk thone:-fukarallik,maskarallik.
            Se po te ishit per permirsimin e popullit,nuk do vinte kjo dite ku jemi sot,se nje popull syçele nuk do ju lejonte.
            Si perfundim,edhe vete jeni perkeqesuar dhe nuk po shihet dot fundi i perkeqesimit.
            Keshtu qe nuk je personi duhur per te bere moral,mos te te genjeje mendja!

  4. Keta jane hajduta me shkolle
    Nuk shohin qe gjysma e administrates po ju hyjne ne burg por shpikin aplikacione te tilla
    Beni dhe nje aplikacion kush ka vjedhur me shume do ngrihet me larte

  5. Me gjithe te keqiat qe ka, nuk e ka fajin populli qe ja ne krye nje te semure psiqik i cili nuk di te beje shtet, as te respektoje ligj, qe ska ndjenja njerezore dhe eshte i mbushur me vese. Kjo eshte goditje e rende dhe perfundimtare ndaj perpjekjeve per te ngritur nje administrate te pavarur, qe respekron ligjin dhe ben detyren pavaresisht se kush eshte ne pushtet. Pra eshte shkaterrim i bazes se shtetit. Se per pushtet nuk garanton asgje, e kabe provuar te paret e Jorgos dhe Zahos ne 1990 dhe e dime se ku e cuan kete vend me keto metoda. E vetmja mangesi ishte qe nuk u vrane ca nga rraca e ketyre por u lane te kontrollonin fijet e shtetit fshehtas. Por mesa duket ketyre hajduteve te sotem filogrek e filoserb aq u ben per shtetin, boll te mbushin xhepat. Mesa duket edhe evropianeve apo amerikaneve aq u ben, atyre u interesojne shqiptaret e dobet, te pakten derisa te zgjidhin problemin e Kosoves.

    1. Rraca e ketyre nuk vritet kollaj, keta kamuflohen te muti, mund te rrijne per nje kohe te gjate pa u ndjere.
      Nuk kane nevoje per buke per drite dhe uje.

    1. Apliko ushtrimin fizik qe te udhezova me lart.

      Ngri doren e majte lart dhe te djathten ule poshte.

      Thuaji nje shoku/shoqeje apo nje familjari qe te mase me meter largesine midis dy duarve.

      Rezultati eshte diferenca midis Juve dhe Neve.

        1. Jam dakord me ty qe jemi ne fund te pushtetit. Edhe 3-4 mandate te tjera dhe e mbyllim.

          Ti nderkohe, shtrengo fort dhembet dhe relaksoje bythen qe ta hash me embel.

  6. i uroj nga zemra ,rames,berishes,lulit,metes,alibeajt,gjekmarkajt,kellicit,gjiknurit,ulsiut,lalit,tao, spiropalit,monikes e gjithe te tjereve qe te shkojne ne pidh te motres dhe mos kthen me.

      1. te deshperuar per te qendruar ne pushtet
        opozita e deshoeruar per te ardhur ne pushtet
        te dyja llojet shume te rrezikshme per te ashtuquajruren demokraci

  7. Ketu po rikrijohet partia shtet. Gjera te tilla mund te ndodhin vetem ne Kine apo Korene e Veriut. Erdogani me Putinin do ja kishin zili

  8. Ju jeni thjesht ca fshatare shpellare qe ju ja mbetur ora te Enver Hoxha. Ju rrofte qe keni lexuar ndonje liber. Ne virin 2023 duskutoni akoma ne dhe ju, kush eshte me i forte, kush ja hedh tjetrit, kush dominon kë…. Na thoni ore cfare keni bere per jete popull e kete vend, pa nuk eshte ndonje merite se munde Saliun apo mbeshtetesit e tij. Ja ta zeme se i moret te ghitga, 100% u bene mu ju e ju votuan. Ja kaluat edhe babait shpirteror. Dinastia Rama 200 vite ne pushtet. Po pastaj? Kujt i plasi? Ca fitoi apo humbi ky popull? A do beni gje per te apo vetem do vazhdoni ta vidhni edhe vuu, drurin

  9. Sot 32 vite pas themelimit të PD, si partia e parë pro perëndimore në Shqipëri, Sali Berisha në fjalën e tij kryesore në Durrës u fokusua tek sulmi ndaj ambasadores së SHBA dhe ambasadorit të Britanisë së Madhe. Pra ata që më 1990 bërtisnin “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, sot dëgjojnë kryetarin e tyre t’u thotë se Evropa dhe SHBA janë të korruptuar se nuk më duan mua dhe familjen time.Shpellkaret shishen e shurres e kerkon spiuni salih metaj

  10. Rroftë Berisha! edhe pse nuk është ëngjëll, është i vetmi, sidomos bashkë me Metën që do ta qijnë edvinin e aktivistat natyrysht me dhunë se edvini nuk e njeh votën e lirë

  11. I bej thirje patronazhisve te qendrojne te forte e dhe pse kryetari i qi gruan atyre ata prape jan me koken lart ecin perpara si grua qire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *