• |
ide | kryesore

Albumi i Demi Lovato ndalohet në MB: Fyen të krishterët

-Instant, Paparazzi, Slider



Posteri i albumit të Demi Lovato-s është hequr së fundmi nga tabelat britanike. Vendimi erdhi pasi Autoriteti i Standardeve të Reklamimit në Mbretërinë e Bashkuar (ASA) mendoi se kishte gjasa të shkaktonte “ofendim të rëndë” për të krishterët.

Posteri i cili promovoi albumin e ri të këngëtares “Holy Fvck” në MB, filloi të shfaqej në të gjithë Londrën verën e kaluar. Në të, Demi shihet e  veshur me një veshje robërie ndërsa është shtrirë në një kryq. Në vendimin zyrtar të ASA-së, thuhet se posteri ka të ngjarë të fyejë shikuesit e krishterë për shkak të seksualizimit të fesë. ASA shtoi se albumi i titulluar “Holy Fvck” gjithashtu kishte të ngjarë të ofendonte disa. Ata e përshkruan Lovaton në imazh si “të lidhur me një veshje të stilit të skllavërisë, ndërsa shtrihej në një dyshek në formë kryqi “.

Por shtëpia diskografike e Lovato, Polydor Records, mbrojti posterin, duke thënë se ata nuk besojnë se ka ndonjë nënkuptim fyes në të. Labeli shtoi gjithashtu se kishte marrë miratimin për të përpara publikimit të tij.

Albumi dokumenton udhëtimin e saj të ndërlikuar përmes varësisë ndaj alk0lit dhe dr0gës, çështjeve të shëndetit mendor dhe shërimit. Ajo filloi ta shkruante atë pas një qëndrimi vullnetar në rehabilitim në dhjetor 2021. “Unë nuk jam duke luajtur më muzikë pop. Ky është një album rock”, u shpreh Lovato për BBC./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *