• |
ide | kryesore

Asosacioni i serbëve/ Ngushtohet laku i presionit amerikan ndaj Kurtit

-Instant, Kryesore, Lajme



Sa më shumë kalojnë ditët, aq më tepër duket se po ngushtohet laku i presionit ndërkombëtar mbi kryeministrin e Kosovës, për të pranuar krijimin e asosacionit të komunave serbe. Ky duket se ka qenë edhe konkluzioni i vizitës së fundit në Beograd dhe Prishtinë i këshilltarit të lartë të DASH-it, Derek Chollet (foto lart). Pas takimit me këtë diplomat amerikan presidenti serb, Vuçiç e falenderoi SHBA për insistimin e këtij asosacioni që parashikon një autonomi më të madhe për serbët e dhjetë komunave: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.

Lexo me tej:

Këshilltari i DASH në Prishtinë: Kosova të formojë Asosacionin

“Ne besojmë se Asociacioni është një çështje urgjente, është një çështje urgjente në agjendën e dialogut, ka marrë një rëndësi edhe më të madhe pas ngjarjeve të fundit në veri”, tha Chollet gjatë një bisede me gazetarët shqiptarë pasi mbaroi takimet me autoritetet e Prishtinës. Duke këmbëngulur në faktin se Kosova e ka nënshkruar në 2015 këtë angazhim gjatë dialogut me Beogradin, këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit th gjatë bashkëbisedimit me mediat: “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe” dhe se presin nga “Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë”.

Këto qëndrime vijnë paq kërcënimit të fortë që bëri në fund të vitit të shkuar i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Atëhere ai tha se nëse Qeveria e Kosovës nuk do të krijojë Asociacionin, për të do të gjenden “partnerë alternativë”.

Në fakt kryeministri aktual Kurti dhe lëvizja e tij vetëvendosje kur kanë qenë në opozitë kanë marrë flamurin e kundërshtimit më të zjarrtë të këtij asosacioni duke i etiketuar si tradhëtarë ata që pranonin të krijonin në Kosovë një republikë të dytë serbska sipas modelit të Bosnjes. Por edhe sot nga pozita e kreut të qeverisë, Albin Kurti, ka deklaruar disa herë se është kundër një asociacioni njëetnik, që bie ndesh me kushtetutën e Kosovës dhe planin e Athisarit që parasheh një shtet multietnik.

Andi Bushati: Me ç’metër duhet ta gjykojmë Albin Kurtin?

Por në kancelartitë përendimore mëdyshja është nëse dhurata e asaj që Albin Kurti dikur e konsideronte si Zajdenica, duhet bërë tani shpejt, apo duhet pritur që kjo të kryhet në kornizën finale të një zgjidhjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.  Edëard P. Joseph, ligjërues në Universitetin “John Hopkins”, një njohës i mirë i rrethanave dhe dinamikave të Ballkanit Perëndimor mbron me argumenta versionin e dytë. Ai ka deklaruar shpesh në mediat ndërkombëtare se beson që puna për Asociacioni duhet të nis vetëm atëherë kur Kosova dhe Serbia arrijnë një zgjidhje përfundimtare, e cila sipas tij do të ekuilibronte fuqitë negociuese ndërmjet dy vendeve. Shenja se është më pranë këtij varianti ka shfaqur kohët e fundit dhe Albin Kurti. Ndonëse publikisht ai ende e rrefuzon idenë e një shoqate thjesht për serbët, nga presioni ndërkombëtar ai nuk e rrefuzon më me të njëjtin pathos idenë.

“Jemi në një moment kur flasim, diskutojmë për një marrëveshje për normalizim të plotë në mes Kosovës dhe Serbisë dhe aty edhe çështja e Asociacionit mund të adresohet, megjithatë, sipas Kushtetutës së Kosovës, që u ka dhënë shumë privilegje pakicës serbe, dhe që është përpiluar nga z.Ahtisaar, në frymën e saj nuk lejon asociacion njëetnik. Në fjalën e parë thotë se Kosova duhet të jetë shoqëri shumë etnike dhe asociacionet një etnike nuk janë në fyrmën e atij plani dhe Kushtetutës tonë.” –  deklaroi Kurti këtë të enjte.

Ditmir Bushati: Kosova, porta e rrugës evropiane për Serbinë 

Po të njëjtin koncept ai e paraqiti edhe në një intervistë për gazetën “Der Standard”, pas një vizite zyrtare në Vienë. “Ju nuk mund të shërbeni një kafe makiato, pa pasur më parë një filxhan kafeje” u përgjigj ai duke thënë se në fillim duhet rënë dakord për marëveshjen e madhe dhe pastaj duhet folur edhe për asosacionin që prezumon të drejta shumë të gjëra të serbëve për ekonominë, arsimin shendetësin dhe rikthimin e të larguarve në 10 komunat me ku ata janë shumicë.

Pra kjo është beteja reale, tentativa e Prishtinës zyrtare për ta shtyrë në kohë këtë akt që është po aq i dëmshën për sovranitetin e Kosovës, sa edhe për koherencën politike të Albin Kurtit dhe presioni i amerikanëve dhe i BE për ta bërë të mundur sa më parë atë. Dhe pikërisht ky debat ka nxehur edhe njëherë gjakrat politikë në skenën kosovare. Kjo pasi emisari amerikan Derek Chollet la të kuptohet gjatë një interviste për Financial Times se Albin Kurti po zbrapset: “Unë i thash kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit se ka një urgjencë të madhe për ta krijuar asosacionin. Ata kuptojnë rëndësinë e kësaj” deklaroi ai. 

©Lapsi.al

 

 



6 Comments

  1. Qeveria Kurti e ka zgjedhur rrugen per plotesimin e premtimit te Perendimit ndaj Beogradit, duke e pranuar asociacionin e komunave serbe ne Kosove, brenda Kushtetutes se saj dhe marreveshjes finale mes dy vendeve per njohje reciproke.

    Dhe kjo eshte e drejta, parimorja dhe zgjidhja.

    Pavaresisht emisareve te SHBA – BE qendresa ne kete pozicion kerkon unitetin e shqiptareve te Kosoves dhe klases politike, si beteja e fundit per mbrojtjen e pavaresise dhe sovranitetit te vendit

    Leshimet e paprincipta per shkak te presioneve nga lobet antishqiptare kane cmimin jo e rrezimit te nje qeverie, por te burgosjes se Kosoves serish, qe historia te perseritet ne kete pjese te Ballkanit .

  2. ky zhvillim është dhe një fotografi e dhimbshme e mbështetësve të Berishës, që gjoja kanë shkuar pas tij për parime dhe sistem vlerash, dhe që ishin gati të vriteshin me armiqtë e tradhtarët e tyre më 8 janar të një viti më parë.

    Tani të njëjtët njerëz, të njëjtët mbështetës në shtyp dhe Foltore, janë bërë fansa të Salianjit, dhe njësoj si Berisha shpresojnë që ai t’i shpëtojë nga halli.

  3. Emisaret amerikane,disa here e kane permendur,se Kosova e ka pranuar ne 2015,asociacionin,prandaj duhet t’a krijoje tani,por asnjehere,nuk i kane permendur serbeve,qe te zbatojne edhe ata,cdo pike te mareveshjeve te nenshkruar prej tyre.Kjo politike pak si imponuese per Kosoven,nuk shikohet edhe ndaj qendrimeve antidemokratike te serbeve,si dhe shkeljet e vazhdueshme te te drejtve te njeriut,ne veriun e Kosoves,si mos respektimi per targat,per mos pagesat e energjise prej serbece,per bllokimet e shpeshta te rrugene ne pikat kufitare e te tjera.Thuhet per europen se vepron si nje kur…ve,por amarika,nuk mbetet prapa.

  4. Sot 32 vite pas themelimit të PD, si partia e parë pro perëndimore në Shqipëri, Sali Berisha në fjalën e tij kryesore në Durrës u fokusua tek sulmi ndaj ambasadores së SHBA dhe ambasadorit të Britanisë së Madhe. Pra ata që më 1990 bërtisnin “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, sot dëgjojnë kryetarin e tyre t’u thotë se Evropa dhe SHBA janë të korruptuar se nuk më duan mua dhe familjen time.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *