• |
ide | kryesore

Burri e dhunonte vazhdimisht, gruaja nuk e pranon para policisë, arrestohet shqiptari në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme



Një 35-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Itali pasi akuzohet se ka dhunuar partneren e tij. Mediat shkruajnë se shqiptari kishte qenë i dehur në momentin që kishte shkuar në banesë dhe kishte rrahur gruan. Autoritetet e gjetën të renë me shenja dhunë në momentin që shkuan të arrestonin 35-vjeçarin.

Arrestimi i tij është bërë pas denoncimit të fqinjëve, pasi vetë gruaja nuk kishte njoftuar askënd dhe madje kur ishte pyetur, kishte mohuar se e kishte rrahur bashkëshorti.

Tashmë shqiptari është dërguar në burgun e Tarantos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *