• |
ide | kryesore

E dashura e Pique reagon ndaj këngës së Shakira-s

Paparazzi, Slider



Pas publikimit të këngës së Shakira-s , në të cilën ajo flet për Gerard Pique dhe Clara Chia, kjo e fundit ka reaguar në rrjetet sociale në mënyrë tallëse.

Kënga ka bërë bujë dhe tashmë ka më shumë se 26 milionë të luajtura në YouTube pas publikimit. “Unë vlej dy 22s. Ti ke shkëmbyer një Ferrari me një Twingo. Një Rolex me një Casio”, këndon artistja  duke iu referuar Clara-s.

Nëpërmjet Instagram, Clara ka reaguar ndaj situatës. Ajo la të kuptohej se tema e kishte mërzitur duke postuar një emoji, megjithëse më vonë e fshiu atë.

Edhe pse ka disa llogari të rreme të të dashurës së Pique, elnacional.cat tregon se La Sexta kishte akses në Instagramin e vërtetë të Clara Chia-s dhe ishte në gjendje të shihte se ajo kishte postuar emoji-n. Ky reagim u përsërit edhe në llogari të tjera në të cilat ajo shihet edhe gjoja duke kërcyer, megjithëse kënga nuk dëgjohet. Por ratingcero.com thekson se Clara e bëri këtë si tallje me Shakira, pasi duket se ajo po bënte lëvizje robotike si kolumbiania. Gjithashu Martini shpërndau edhe peizazhe që shumë i interpretuan si një mënyrë për të kërkuar qetësi për atë që ndodhi./Lapsi.al

Marrë nga: Marca

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2023/01/08/shakira-e-shkaterruar-nga-tradhetia-e-gerard-pique/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *