• |
ide | kryesore

Kryen 36 grabitje në Athinë, arrestohen 4 “skifterat” shqiptarë (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja janë publikuar nga operacioni i goditjes së bandës së grabitësve në Greqi. Po ashtu janë publikuar foto edhe emra të shqiptarëve të arrestuar. Të arrestuarit e kësaj organizate janë Indrit Arifai 20 vjeç, Mario Hoxha 19 vjeç, Adi Kala 33-vjeç si edhe Altin Mustafaj 24 vjeç. Ndërkohë në kërkim është Armando Roko 20-vjeç. Në bashkëpunimme njëri-tjetrin këta persona kryenin grabitje të ndryshme. Ata u shkonin dyqaneve duke u prezantuar si pjesëtarë të një kompanie që merreshin me lyerjen e xhamave dhe zakonisht parkonin larg subjektit ku do të kryenin grabitjen. Deri tani janë zbuluar 36 grabitje në Athinë, ndërsa operacioni për arrestimin e tyre u zhvillua më 10 janar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *