• |
ide | kryesore

Plagøsje me armē zjarri në Fier, policia në kërkim të autorit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Shëngjin, vràsje, eliminimin, armë, Mat, trupi, Tiranë



Një 50-vjeçar ka mbetur i plagøsur me armē zjarri mesditën e sotme në Fier. Policia ka shpallur në kërkim autorin A. N., 52 vjeç.

Aktualisht i plagosuri ndodhet në spital ku po mbahet nën kujdesin e mjekëve ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli për kapjen e 52-vjeçarit.

Njoftimi i policisë

Plagosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij.

Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. M., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A. N.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *