• |
ide | kryesore

Presidenti kthen për rishqyrtim ligjin për dhënien e dekoratave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Presidenti



Presidenti Bajram Begaj ka kthyer për rishqyrtim ndryshimet në ligjin për dhënien e dekoratave nga institucioni i Kreut të Shtetit.

Në sqarimin e tij, Presidenti thotë se dhënia e dekoratave është një kompetencë Kushtetuese e Kreut të Shtetit.

Sipas tij, ndryshimet ligjore të miratuara në seancën e fundit parlamentare të vitit të kaluar, duan të çojnë në kufizimin e kompetencave të Presidentit.

“Përcaktimi numerik në nenin 22, të ligjit 93/2022, për numrin e dekoratave që jepen nga Presidenti i Republikës (brenda vitit kalendarik), në mungesë të një studimi/analize të detajuar, justifikuese ligjore-teknike të dhënë në relacionin shoqërues të ligjit të miratuar nga Kuvendi, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, konsiderohet si një element përmbajtësor, që çon në kufizimin e kompetencës kushtetuese të Kreut të Shtetit, në këtë rast.

Kemi një ngushtim të kompetencës kushtetuese të Presidentit për dhënien e dekoratave nëse analizojmë me kujdes përmbajtjen e neneve të projektligjit “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë” – sqaron ndër të tjera Begaj.



12 Comments

  1. ky zhvillim është dhe një fotografi e dhimbshme e mbështetësve të Berishës, që gjoja kanë shkuar pas tij për parime dhe sistem vlerash, dhe që ishin gati të vriteshin me armiqtë e tradhtarët e tyre më 8 janar të një viti më parë.

    Tani të njëjtët njerëz, të njëjtët mbështetës në shtyp dhe Foltore, janë bërë fansa të Salianjit, dhe njësoj si Berisha shpresojnë që ai t’i shpëtojë nga halli.

  2. Ky nuk fal tek pazaret e tij, sepse është matrapaz, është mësuar duke marrë 5 mijë Lek për një raport mjekësor…. tani mendon sa do marrë me dekoratat….

  3. Po s’ka asnjë kompetencë rrënjësore kështu mundohet të ketë dekoratat.Por jam i bindur që do tja hedhin prapë kthimin në parlament.Nuk të le gjo Rama!!

    1. Tahmaja e madhe e Rames do ta lere pa asgje, sic thote shprehja popullore.
      Ndoshta do te beje perjashtim nga rregulli.

      Edhe kepucet e Bajramit i merr ky po i rane. Se mos njeh rregull, moral apo ligj.
      I perket asaj kategorie qe i kthen vetem frika mbrapa.

      Ky e ha te nxehte, nuk e le te ftohet.

      Konjuktura po leviz dhe shpejt do i ngushtohet laku. Shpejt ndryshon flamur edhe ti dhe e le ne shi , (si miku ne shi) Ramen.

  4. Shi shi bojn sikur Beromi o tu punu

    Ik e Beromo, maro dominon me ushtaret e gardes, se duhet me la pajatat masanej

  5. Edhe ate kompetence qe ka Presidenti do ta marre Kryeministri i veteshpallur
    Sa keq per kete vend.
    Qendro President..
    Do te vijne te te shajne poshte ballkonit patronazhistet ose te djegin mullaret e barit te shtepia ne fshat, kaq te poshter jane… hhahah

  6. Presidenti Begaj duhet te ndalet e te shohe ligjin per shtetesine, se ka vite qe po e jep Kryetari i Bashkise se Tiranes, Veliaj.
    Madje kur mbledh 20 te huaj bashke, ceremonia behet ne sheshin e qytetit, si te ishte celebrim martesor.

    Shtetesia shqiptare eshte kthyer ne mall i lire per gjithkend e pastaj do te vijne “pasaportat e arta”.

    Kjo situate ve ne rrezik sigurine e qytetareve dhe ate kombetare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *