• |
ide | kryesore

‘Shpërdorim detyre’/ Gjykata e Tiranës lë në burg 3 zyrtarët e Ministrisë së Financave

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për 3 zyrtarët e Ministrisë së Financave. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori juridik i Ministrisë së Financave, Fatmir Hoxhaj akuzohen për “shpërdorim detyre”. Dyshohet se zyrtarët kanë abuzuar me vlerën 1.2 milion eurove, për një pronë që nuk ishte në pronësi të Thanës. Arlind Gjokutaj nuk u paraqit në seancë, pasi ka shfaqur probleme kardiake. Ai ndodhet në spital aty ku po merr trajtimin.

Zyrtarët firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 mln euro Ilir Thanës, duke e trajtuar si ish-pronar, por ai nuk e kishte një status të tillë. Nga kjo shumë, Ilir Thana mori vetëm 400 mijë €. Pjesa tjetër e parave Thanës do t’i kalonte në muajt në vijim. Kjo nuk ndodhi pasi skema e mashtrimit u pikas nga autoritetet.



5 Comments

  1. Do bejne ca muaj burg e asgje tjeter ska per tu ndodhur .Parate qe kane vjedhur do ti gezojne.Bravo Shqiperi sa zemergjere qe je,te kane zili gjithe fiset zulu te glob it.

  2. ky zhvillim është dhe një fotografi e dhimbshme e mbështetësve të Berishës, që gjoja kanë shkuar pas tij për parime dhe sistem vlerash, dhe që ishin gati të vriteshin me armiqtë e tradhtarët e tyre më 8 janar të një viti më parë.

    Tani të njëjtët njerëz, të njëjtët mbështetës në shtyp dhe Foltore, janë bërë fansa të Salianjit, dhe njësoj si Berisha shpresojnë që ai t’i shpëtojë nga halli.

    1. Ik mer kar jepi leket Beketit, alqi baltes, zoto evgjitit dhe gjithe sorollopit kenetor jugor qe hajdutllekun e kane vlere, mut mut me boje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *