• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë zjarri në Fier, shpallet në kërkim autori

Arkiva



Të shtëna me armë janë regjistruar në hyrje të qytetit të Fierit. Sipas policisë, Dashamir Muçaj ka mbetur i plagosur mesditën e sotme pas një konflikti me Altin Nikën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari”. 52-vjeçari Altin Nika ka plagosur me armë zjarri, Muçajn, 50-vjeç, pas një debati mes tyre.

50-vjeçari ka përfunduar në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë autori është shpallur në kërkim. Arsyet e konfliktit mes tyre ende nuk bëhen të ditura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *