• |
ide | kryesore

Të shtënat në Fier, identifikohet autori dhe personi që mbeti i plagosur

-Instant, Lajme, Të fundit



Zbardhet identiteti i personit që mbeti i plagosur sot me armë zjarri në Fier si dhe emri i autorit. Mësohet se Altin Nika ka plagosur Dashamir Muçën i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Sakaq, sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes të dyve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij. Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. M., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A. N. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.’- njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *