• |
ide | kryesore

Lautaro zhyt Veronën: Inter nuk shkëlqen, por arrin Juventus në vendin e tretë

-Instant, F1, Sport, Video
Lautaro



Interi mposht Veronën 1-0 në ndeshjen e javës së 18 të Serie A, përfitoi nga disfata e Juves ndaj Napolit dhe i arrin bardhezinjtë në vendin e tretë. Zikaltrit mbërrijnë tani -1 nga Milan, por janë -10 nga Napoli kryesues. Ndeshja në Meazza u vendos nga goli i Lautaro Martinez pas vetëm 3′. Zikaltrit luajtën me ritëm të ngadaltë, vuajtën dhe shpeshherë ia lanë iniciativën Hellas. Veronezët, megjithatë, nuk arritën kurrë të krijojnë rreziqe serioze në anët e Onana. Verdheblutë gjithmonë të parafundit e në vështirësi.

Inter fitoi pa dhënë spektakël, duke nënshtruar Veronën falë një goli të Lautaro. Zikaltrit arrijnë Juventus në vendin e tretë në renditje, vetëm një larg Milan të vendit të dytë. Napoli qëndron shumë larg, në +10. Por nga ana tjetër Inzaghi do të luajë derbin e Superkupës në Riad, të mërkurën, me moral më të lartë se Milan, i ndaluar në Lecce. Të freskët nga barazimi zhgënjyes 2-2 të shtunën në Monza dhe kalimi i vuajtur në Kupën e Italisë, Inter konfirmoi se nuk është në një moment të mirë falë një mesfushe të sakatuar nga dëmtimet. Loja nuk u ngrit në ritëm dhe Hellas, pavarësisht se goditi vetëm një herë në portë, mbeti në garë deri në fund. San Siro, sërish plot (mbi 70 mijë shikues), priste më shumë. Por, në fund, duartrokiti fitoren e tetë të Skriniar dhe shokëve të tij në 10 ditët e fundit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *