• |
ide | kryesore

Ndahen çmimet e mëdha të llotarisë “Festo me Vodafone”

-Instant, Lajme, Të fundit



Në një atmosferë festive dhe mes tingujve të muzikës së përzgjedhur të kantautorit Alban Skënderaj, të premten në mbrëmje, datë 13 janar, u ndanë çmimet e shumëpritura të llotarisë “Festo me Vodafone”, e cila u zhvillua nga 24 nëntori 2022 deri në 2 janarin e vitit të ri në aplikacionet My Vodafone dhe JUTH. Shorteu, i cili u transmetua live në rrjetet sociale, u hodh në zyrat qëndrore të Vodafone Albania. Me mijëra abonentë Vodafone mblodhën për më shumë se një muaj mbi 45 milionë bileta, në garën për të fituar një nga 39 çmimet: 1 Skoda Kodiaq, 2 Skoda Scala, 3 telefona iPhone 14 ProMax, 13 ora Samsung Galaxy Watch 5, 23 telefona Samsung Galaxy A33 dhe shumë çmime të tjera.


Një paradë e gjatë dhe e bukur fituesish u pasua nga tingujt e bukur të kantautorit Alban Skënderaj dhe menjëherë më pas, erdhi momenti kulminant: ai i ndarjes së tre çmimeve kryesore. Tre abonentë besnikë Vodafone u larguan prej festës, jo me makinën e tyre, por me makinën e fituar në llotari. Kështu, dy prej tyre morën çelësat e një Skoda Scala, ndërsa Erga Tafaj rrëmbeu çmimin e madh, pra makinën Skoda Kodiaq.


“Kjo llotari u bë për t’ju shpërblyer dhe falenderuar ju, klientët tanë besnikë. Siç ju jeni besnikë ndaj nesh, edhe ne jemi besnikë ndaj jush. Në 22 vite, ne kurrë nuk kemi ndërruar drejtim apo brend, por kemi zgjedhur të përmirësojmë veten vazhdimisht. Kështu, kemi përmirësuar rrjetin tonë, kemi sjellë risi dhe zgjidhje teknologjike, në mënyrë që ju, klientët tanë, të ndiheni të qetë e të sigurtë se jeni lidhur me rrjetin e shërbimet më të mira në vend. Dhe duam të jetë gjithmonë kështu. Sot jam e lumtur të dhuroj çmimet për më fatlumët. Them më fatlumët, sepse gjysma e shqiptarëve kanë marrë pjesë në llotari, por 39 abonentë Vodafone kanë fatin të largohen me një çmim të madh”, tha Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, znj. Katia Stathaki.
Por këta ishin fatlumët vetëm kësaj here, pasi vitin tjetër mund të jesh ti me fat e të fitosh një nga çmimet e mëdha. E për këtë nuk të duhet të bësh asgjë të tepërt: mjafton të vazhdosh t’i besosh rrjetit më të mirë dhe kompanisë më të mirë të telekomunikacionit në vend, Vodafone Albania, dhe teksa merr shërbimet më të mira në rrjetin më të shpejtë apo fiton çdo ditë çmime si GB, minuta apo sms falas, mbledh njëkohësisht bileta që të afrojnë përherë e më shumë me çmimet marramendëse të dhuruara nga kompania më besnike me klientët më besnikë!



2 Comments

  1. I ndane keta Pidh-kurvat–midis sojit te tyre,dhe e trumbetojne si short i radhes per te gjithe.

  2. Ne kemi qe kur dualen celularet per here te pare,dhe kur hyri ne fillim operatori -VODAFON-dhe nuk po na jepen as minuta bonus jo me shorte,shortene e bythes tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *