• |
ide | kryesore

Ndihmoi autorin e plagosjes së 50-vjeçarit dje në Fier për t’u arratisur, arrestohet bashkëpunëtori

-Instant, Lajme, Të fundit



Të tjera detaje janë zbuluar nga plagosje e ditës së djeshme në qytetin e Fierit, ku një 52 vjeçar me emrin fillestar Antonia Nika, qëlloi me armë zjarri tip “pistoletë” shtetasin Dashamir Muça, pasi një konflikti të çastit mes të dyve.

Mësohet se autori ka 3 emra të ndryshëm me të cilët identifikohet, Antonio Nika, Antonio Veizi dhe Xhevahir Veizi.

Pas ngjarjes autori u largua dhe është ende në kërkim, ndërsa i plagori është i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ditën e sotme, policia arriti të kapë dhe arrestojë personin që e ndihmoi autorin të largohej nga vendi i ngjarjes, Bejo Hoxha, si edhe sekuestroi makinën tip “Toyota” në Patos, e brenda saj zbuluan edhe armën tip pistoletë.

Njoftimi i policisë:

Fier

Ndihmoi autorin e plagosjes së ndodhur ditën e djeshme, të largohej nga vendi i ngjarjes, vihet në pranga 49-vjeçari.

Vijon puna për kapjen e 52-vjeçarit që plagosi me armë zjarri një shtetas, në lagjen “11 janari”, Fier.

Sekuestrohen automjeti me të cilin u largua autori, një armë zjarri pistoletë, një pistoletë paralizuese dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “11 janari”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi D. M., 50 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 49 vjeç, banues në Mallakastër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar autorin e ngjarjes, shtetasin A. N. alias M. V., 52 vjeç, të largohej nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin është larguar autori, brenda të cilit u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër, 12 fishekë dhe 1 pistoletë paralizuese.

Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e 52-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *