• |
ide | kryesore

Përfshihet nga flakët gjatë natës mobilieria në Pogradec, dyshimet e policisë

-Instant, Lajme, Të fundit

Një mobileri është djegur gjatë natës në aksin Pogradec-Gështenjas. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Rëmenj.


Burime zyrtare nga policia bënë me dije se zjarri ka rënë në pronësi të shtetasit me inicialet G. F., banues në Pogradec. Shërbimet e zjarrfikëses bënë të mundur fikjen e zjarrit, si pasojë e të cilit kishte vetëm dëme materiale.



Mësohet se ka dyshime që zjarri është shkaktuar nga një sobë druri.

Ndërkohë, është dashur ndërhyrja e jo vetëm një mjeti zjarrfikës për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Sot policia është rikthyer në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes pasi në orët e vona nuk i ka lënë errësira.

 

Dëme të shumta materiale ndërsa fatmirësisht zjarri nuk ka përfshirë banesën që ndodhej afër mobilerisë.



1 Comment

  1. Jane keta qe ja vene zjarrin vete te marrin parate e siguracionit ose te fshehin te ardhurat duke i deklaruar humbje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *