• |
ide | kryesore

Shkodra nën kontrollin e grupeve kriminale, Berisha: Bandat marrin vendimet

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas lajmit të heqjes nga ana e policisë të më shumë se 20 kamerave të vendosura në Shkodër nga grupet kriminale, për të survejuar zona të caktuara të qytetit. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se kjo gjë tregon se krimi kontrollon gjithçka në Shkodër. Berisha shprehet se në sundimin e krimit është në fakt gjithë Shqipëria.

“Krimi kontroll të rreptë të territorit. Bandat kanë vendosur krahas policisë kamera speciale në shtyllat elektrike në rrugët dhe sheshet e qytetit të Shkodrës për kontrollin e qytetit. Si Shkodra, në sundimin e krimit është e mbarë Shqipëria. Bandat kontrollojnë jo vetëm territorin. Por dhe vendimarrjen: në rruge, në zyra, në polici, gjykata, prokurori, qeveri, parlament dhe çdo gjë! Ky është narkoshtet!”



2 Comments

  1. Sot 32 vite pas themelimit të PD, si partia e parë pro perëndimore në Shqipëri, Sali Berisha në fjalën e tij kryesore në Durrës u fokusua tek sulmi ndaj ambasadores së SHBA dhe ambasadorit të Britanisë së Madhe. Pra ata që më 1990 bërtisnin “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, sot dëgjojnë kryetarin e tyre t’u thotë se Evropa dhe SHBA janë të korruptuar se nuk më duan mua dhe familjen time.32 vjet salihu e udhehoqi bandat e shkodres tani po i ben thirrje mos ta braktisin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *