• |
ide | kryesore

Video/ Lecce e pakalueshme për Milan: rikuperimi i dy golave në pjesën e dytë nuk mjafton, arratiset Napoli

-Instant, Sport, Video
Lecce



Përfundoi 2-2 sfida mes Lecce e Milan, për javën e 18 të Serie A. Kuqezinjtë e panë veten në disavantazh pas vetëm 3′ me autogolin e Theo Hernandez. Skuadra e Pioli pësoi golin e dytë në minutën e 23′ nga Baschirotto, por u rikthye në pjesën e dytë. Leao ngushtoi diferencën 2-1 në minutën e 58′, ndërsa në minutën e 71′ Calabria u kujdes për të ribalancuar rezultatin. Të dyja skuadrat tentuan ta fitojnë ndeshjen në fund, por rezultati nuk ndryshoi më. Ndalesa e dytë radhazi për kampionët e Italisë, të cilët shohin Napolin të arratiset sërish në +9.

Ndërsa Napoli vazhdon të fitojë, Milani vuan të gjejë barazimin e dytë radhazi (2-2) në Lecce, pas atij në San Siro me Romën. Pa harruar se në mes është eliminimi në Kupën e Italisë nga Torino. Ndeshja u bë menjëherë e përpjetë për kuqezinjtë, me autogolin e Theo Hernandez në minutën e 3′. I pari në karrierë për francezin, që ndërhyri në krosimin e Di Francescos pas gabimit të Kalulu. Vetë Di Francesco shkoi afër dyfishimit të epërsisë tre minuta më vonë. Rreziku i parë i kuqezinjve (në të 10′) erdhi nga Pobega. Në minutën e 23′, megjithatë, verdhekuqtë dyfishuan rezultatin. Krosimi i Hjulmand ishte i përpiktë për Baschirotto, që me kokë mposhti Tatarusanu. Gendrey shkoi pranë trisit, ndërsa në shtesën e pjesës së parë Giroud testoi reflekset e Falcone.

RIKUPERIMI KUQEZI

Milan reagoi në pjesën e dytë. Fillimisht erdhi goli i të zakonshmit Leao, që shtyu në rrjetë pas grushtimit të Falcone (58′). Pastaj, goditja me kokë e Calabria (70′) fiksoi barazimin. Shtylla e Messias drithëroi Lecce në minutën e 79′, por sulmuesi ishte në pozicion jashtë loje. E megjithatë fundi ishte i gjithi verdhekuq me Tomori, që në minutën e 83′ gati sa nuk shënoi një tjetër autogol në krosimin e Gallo.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *