• |
ide | kryesore

Video/ Spalletti ndjek për metra të tërë Allegrin për një shtrëngim dore: episodi bëhet viral

-Instant, F1, Sport, Video
Spalletti

Episodi më interesant ka ndodhur në fundin e një ndeshje ku Napoli ka shkatërruar Juventus 5-1. Në bilbilin e fundit, Allegri drejtohet me vrull drejt dhomave të zhveshjes. I zhgënjyer nga disfata e rëndë, tekniku i bardhezinjve harron t’i shtrëngojë dorën Luciano Spalletti. Një situatë që homologu napolitan nuk ka dashur ta humbasë. Ai i zgjati dorën kundërshtarit, i cili për shkak të disa personave në anë të fushës nuk e vëren gjestin. Për disa sekonda Allegri eci drejt dhomave të zhveshjes ndërsa Spalletti, paralel me të, e “ndiqte” duke i zgjatur dorën dhe me vështrimin nga ai. Pas disa metrash, trajneri i Juventus më në fund e dalloi gjestin e Spalletti, i shtrëngoi dorën dhe madje i dha edhe një përkëdhelje. Një skenë që u bë virale edhe për shkak të kunjave që të dy nisën para ndeshjes.


Lexo më tej: “Qesharak dhe argëtues”: Massimiliano Allegri thumbon Spallettin dhe ironizon “jam trajner gabimisht”


Shtrëngimi i duarve “surreal” mes dy teknikëve Spalletti dhe Allegri vjen në fund të një jave të debatuar. Trajnerët e Napolit dhe Juventusit u shigjetuan vazhdimisht me njëri-tjetrin në intervistat dhe konferencat e shtypit që i paraprinë ndeshjes në “Maradona”. Trajneri i Juventusit me shaka e përkufizoi Spallettin si “qesharak dhe zbavitës”, duke pranuar se “ne grindemi herë pas here”. Pak para fillimit të ndeshjes në “Maradona”, ka ardhur edhe përgjigja e teknikut Spalletti: “E njoh mjaft mirë Allegri, nuk kam asnjë problem me të. Ndoshta është Max ai që është i zemëruar me mua”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *