• |
ide | kryesore

Video/ Teuta mposht Kastriotin 2-0, shpërthen Mema kundër arbitrit: “Dorën në xhep vetëm për ne”

-Instant, F1, Sport, Video
teuta



Dueli mbijetesë shkon për Teutën, që në javën e 16 të kampionatit i largohet vendit të fundit të renditjes. 2-0 imponohen durrsakët përballë Kastriotit, në një ndeshje që nuk mund t’i shpëtonte polemikave. Tekniku i krutanëve Ardian Mema ka akuzuar hapur arbitrin, për njëanëshmëri të gjykimit në ndeshje, sidomos për administrimin e kartonëve.

Një sfidë shumë e luftuar, ashtu si ishte normale, për atë që ishte në lojë. Skuadrat kërkuan me ngulm golin, me krutanët që u shfaqën më rrezikshëm në fillimin e ndeshjes. Episodi që zhbllokoi ndeshjen dhe ishte vendimtar në verdikt u shënua në fundin e pjesës së parë. Teuta kaloi në avantazh me anë të Lorenco Vilës, duke i hapur rrugën suksesit të vendasve.

“Momente ishin ato – tha Mema pas ndeshjes -. Ndoshta momente dobësie tonat që i shfrytëzoi kundërshtari. Jam në dilemë sa i përket golit të shënuar në fund të pjesës së parë. Ishim pa ekuilibër te goli i dytë. Jam i dyzuar te pjesa e arbitrit se po të shohësh vetëm Stojanoviç është ndërprerë disa herë dhe asnjë lloj kartoni. Një e dy mund të falet, por ishte i gatshëm vetëm të nxirrte kartonë për ne. Nuk dua të merrem me arbitrat, por është e pafalshme që të ishte dora në xhep për lojtarët e Kastriotit e për Teutën nuk jepte.

MARTINI SHEH SHPËTIMIN

Teuta u mbrojt me rregull, duke lejuar pak hapësira për krutanët. Të besuarit e Edi Martinit i besuan kundërsulmit, që i shpërbleu të mbyllnin ndeshjen. Oshafi dyfishoi shifrat në pjesën e dytë, duke vendosur në kasafortë rezultatin. Një rezultat i rëndësishëm për Teutën, që sigurisht ka ende punë për të siguruar mbijetesën: “Kjo është një fitore e rëndësishme me një rival direkt – tha Martini -. Kemi punuar këto ditë, i kam bindur futbollistët e rinj që edhe ata mund të kontribuojnë për fitoren. Jam i kënaqur nga ata, jo se kisha dyshime, por kur hyn titullar direkt në një ndeshje të parë ke dhe emocione dhe mund të mos shkëlqesh”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *