• |
ide | kryesore

Britney Spears shpërthen në publik, fansat të shqetësuar

-Instant, Paparazzi, Slider



Britney Spears thuhet se pati një shpërthim në një restorant duke nxitur shqetësim tek fansat. Njerëzit që dyshohet se kanë qenë dëshmitarë të incidentit në Joey në Woodland Hills, Kaliforni, i thanë TMZ se ajo, ishte “histerike” dhe filloi të thoshte gjëra pa kuptim”.

Spears gjithashtu po regjistrohej në atë kohë nga klientët brenda restorantit, gjë që thuhet se ndikoi në reagimin e saj.Në një video të siguruar nga media, ajo  mund të shihet duke mbajtur një menu për t’u fshehur nga kamera. Burimet shtuan se Asghari  ishte “dukshëm i mërzitur” dhe iku nga vendi pa gruan e tij. Vetëm dy minuta më vonë, Spears thuhet se doli vetë dhe truproja e saj dyshohet se mori faturën.

Artistja  ka luftuar hapur me çështjet e shëndetit mendor, veçanërisht për shkak të konservatorit të saj 13-vjeçar. Britney zbuloi në gjykatë se është mbajtur në një institucion të shëndetit mendor kundër dëshirës së saj dhe se është detyruar të marrë medikamente. Por pavarësisht vështirësive , dyshj ishin në gjendje të lidhnin kurorë në qershor 2022. Ato zhvilluan një ceremoni në shtëpinë e fitueses së Grammy me të ftuar të famshëm, duke përfshirë; Paris Hilton, Selena Gomez, aktoren Drew Barrymore dhe Madonna./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2023/01/08/britney-spears-reagon-pas-deklarates-se-motres-jamie-lynn/

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *