• |
ide | kryesore

Dalin detaje/ Epiqendra dhe madhësia e tërmetit që shkundi vendin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
epiqendra



Shqipëria goditet nga një lëkundje e fortë tërmeti. Lëkundja u ndie rreth orës 22.37 të së dielës. Sipas të dhënave paraprake ishte rreth 26 kilometra nga kryeqyteti dhe epiqendra 12 kilometra nga Burreli. Magnituda ishte 4.7 e shkallës Rihter. Lëkundja ishte e fortë pasi goditja kishte një thellësi mjaft të cekët.

“Sot në datën 15/01/2023, ora 21:37:21 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë 4.7 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 5 km. Epiqendra është lokalizuar 4 km në Jug Perëndim të Klosit. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 5 ballë. Nuk kemi njoftime për dëme” – thuhet në një njoftim të Departamentit të Sizmologjisë në Institutin e Gjeoshkencave.

“Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Igjeum, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit” – raporton ministria e Mbrojtjes.

Pas goditjes së parë pati edhe një tjetër pak më të lehtë. Sipas raportimeve, lëkundjet u ndjenë në disa qytete si Tirana, Pogradeci, Lezha dhe Durrësi. /LAPSI.al



1 Comment

  1. Epiqendra dihet ku eshte: mbrapa selise qendrore se Bankes Kombetare.

    Cunami qe shoqeron kete termet, shfaqet ne 14 Maj te ketij viti!

    Kaq!

    Kete po jua them si specialist sizmiolog. Mos e ngaterroni me politiken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *