• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Ç’ndodhi pak sekonda para rrëzimit të avionit me 72 persona në bord

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
avionit



Të paktën 68 persona u konfirmuan të vdekur dhe shpresat janë shuar për të mbijetuar prej avionit me 72 persona në bord u rrëzua në Nepal. Kjo është katastrofa më vdekjeprurëse e aviacionit të vendit në 3 dekada. “31 trupa të pajetë janë dërguar në spitale” – tha një zyrtar i policisë duke shtuar se 36 të tjerë ishin ende në grykën 300 metra në të cilën avioni u përplas.

Ushtria tha se kishte arritur të nxirrte 66 trupa nga mbeturinat e përplasjes. Operacioni është vështirësuar për shkak të terrenit të thepisur. “Aeroplani u rrëzua në një grykë mali, kështu që është e vështirë të nxjerrim trupat. Kërkimet vazhdojnë. Asnjë i mbijetuar nuk është gjetur ende”, tha zëdhënësi i ushtrisë, Krishna Prasad Bhandari.

Qindra ekipe shpëtimi nga ushtria dhe policia kanë shkuar në vendngjarje. Operacioni u ndërpre të dielën në mbrëmje, por autoritetet thanë se kishte ende trupa të tjerë për t’u nxjerrë nga rrënojat. Kjo është katastrofa më e rëndë e aviacionit në Nepal që nga viti 1992, kur 167 njerëz u vranë kur një avion i Pakistani International Airlines u rrëzua pranë Katmandu.

Kompania e fluturimit Yeti Airlines konfirmoi se në bord ishin 72 persona, 68 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit. Sipas një zyrtari të aeroportit, mes pasagjerëve kishte 15 shtetas të huaj, duke përfshirë 1 australian, 1 francez, 1 argjentinas, 4 rusë, 5 indianë, 2 koreano-jugorë dhe 1 person nga Irlanda.
Avioni me dy helika po udhëtonte nga kryeqyteti, Katmandu, në qytetin e Pokhara në Nepalin qendror. Kjo është pikë e njohur për të kaluar në malet Himalaya për pelegrinët fetarë dhe turistët.

Avioni u ngrit në orën 10:30 të mëngjesit të së dielës dhe kishte bërë kontaktin përfundimtar me kontrollin e trafikut ajror në orën 10:50. Disa sekonda më vonë, ai u rrëzua pak para se të ulej në aeroportin ndërkombëtar të Pokhara. Aeroporti është inauguruar vetëm 2 javë më parë. Të dielën moti ishte i kthjellët. Shkaqet e rrëzimit mbeten të paqarta.

Sipas të dhënave avioni ATR 72-500 ishte 15-vjeçar dhe “i pajisur me një transponder të vjetër me të dhëna jo të besueshme”. Pamjet e shpërndara në mediat sociale, të marra menjëherë pas përplasjes, treguan se aeroplani ishte përfshirë nga flakët në tokë ndërsa një tym i zi ngrihej në qiell nga mbeturinat e shpërndara në vendin e përplasjes. Një video tregoi aeroplanin duke fluturuar në një lartësi të ulët mbi një zonë banimi. Më pas dëgjohet një shpërthim i fortë.

Bashkimi Evropian ka ndaluar të gjitha linjat ajrore të Nepalit nga hapësira e tij ajrore për arsye sigurie. Vendi i Himalajeve ka gjithashtu disa nga pistat më të largëta dhe të ndërlikuara në botë, të rrethuara nga maja të mbuluara me borë që përbëjnë një sfidë edhe për pilotët më të aftë.

Operatorët e avionëve thonë se Nepalit i mungon infrastruktura për parashikime të sakta të motit, veçanërisht në zonat e largëta me terrene malore sfiduese ku në të kaluarën kanë ndodhur përplasje vdekjeprurëse. Moti gjithashtu mund të ndryshojë shpejt në male, duke krijuar kushte të pabesa fluturimi. ©LAPSI.al

Miss Banduro posted excitedly about her latest trip showing her on a plane with the message in English: 'Go to Nepal'
Elena Banduro, 33 vjeç nga Rusia, njëra nga viktimat



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *