• |
ide | kryesore

Derbi i Londrës është i Arsenal: Lloris tradhëton Conte, Odegaard likuidon Tottenham

-Instant, F1, Sport, Video
arsenal



Arsenal mban në distancë ndjëkësin më të afërt dhe bën të vetin derbin e Londrës. Gunners mposhtën 0-2 Tottenham në shtëpinë e Conte, duke u ngjitur tani në 47 pikë pas 18 javëve të para. Autogoli i Lloris dhe goli i Odegaard nuk i lanë asnjë shpresë Spurs, pesë pikë larg zonës Champions.

Është një Arsenal i formatit “të pathyeshëm”. Gunners fituan Derbin e Londrës së Veriut kundër Tottenhamit me rezultatin 2-0. Në pjesën e parë të dominimit absolut, skuadra e Arteta kaloi në avantazh në minutën e 14′. Saka hyri në zonë nga e djathta dhe dërgoi krosin në zonën e vogël, me Lloris që ndërhyri, por në mënyrë sensacionale e dërgoi topin në portën e tij. Anësori anglez i miqve u bë protagonist edhe në minutën e 36′, kur shërbeu për Odegaard në hyrje të zonës. Norvegjezi goditi saktë me të majtën dhe mposhti Lloris në këndin e poshtëm për rezultatin 2-0.

Lexo më tej: Video/ Newcastle fiton, sepse rregullorja anulon golin me penallti të Mitrovic: Havertz kthen Chelsea te suksesi

Në pjesën e dytë vendasit u futën në fushë me një frymë tjetër. Kulusevski dhe Kane morën përsipër Spurs, duke krijuar disa raste të shkëlqyera. Ramsdale u ngjit në katedër dhe neutralizoi çdo përpjekje të kundërshtarit. Përfundoi 2-0 për Gunners. Fitorja e pesëmbëdhjetë në këtë Premier League për Arsenal, që ngjitet në 47 pikë dhe +8 ndaj Manchester City. Tottenhami i Contes mbetet i mbërthyer në 33 pikë. Në fund edhe momente tensioni ku protagonist ishte Granit Xhaka. Një tifoz hyri në fushë në përfundim të ndeshjes mes Tottenham e Arsenal dhe ka provuar të godasë lojtarët e “Gunners”. Menjëherë në mbrojtje ka dalë  Xhaka, i cili si një kapiten i vërtetë u nis për tu përballur  me invazorin. U desh ndërhyrja e teknikut Arteta, për të larguar shqiptarin nga fusha.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *