• |
ide | kryesore

Kamerat në rrugët e Shkodrës/ Policia merr dëshminë e fiseve Bajri dhe Lici

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kamerat



Vazhdojnë hetimet për të zbuluar autorët e vendosjes së kamerave të sigurisë në rrugët e Shkodrës, që mbikëqyrnin lëvizjet e policisë, por edhe të grupeve rivale në qytetin verior.

Burimet bëjnë me disa, se në 24 orët e fundit disa persona janë shoqëruar nga policia e Shkodrës lidhur me sekuestrimin e 21 kamerave të sigurisë të cilat dyshohet se ishin vendosur nga grupe kriminale për të pasur nën mbikëqyrje lëvizjet e grupeve rivale, por edhe të efektivëve në disa zona të Shkodrës.

Burime për SYRI TV kanë bërë me dije se personat e shoqëruar janë pjestarë të fiseve Bajri dhe Lici, por pas marrjes së dëshmive të tyre janë lënë të lirë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se asnjë prej të shoqëruarve nuk ka dhënë informacion për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon hetimet për të zbuluar materialet e ruajtura në servera.

Pasi dyshohet se nga materiali i kamerave të sigurisë mund të jenë filmuar disa ngjarje kriminale të ndodhura në zonat ku ishin të vendosura kamerat.

Gjurmimi i këtyre serverave mund të çonte në zbardhjen e ngjarjeve kriminale ende pa autor. Ndërkohë në zonat të cila kontrollohen nga fiset Bajri e Lici pritet të ketë kontrolle të herëpashershme.



1 Comment

  1. Sa per kuriozitet, policia nuk i kishte vene re me pare? Ku eshte ruajtja e rendit dhe privatesise? Kush nga keta policet po hetohet per moskryerje detyre?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *