• |
ide | kryesore

Kim Kardashian reagon ndaj martesës së Kanye me stilisten

Paparazzi, Slider



Kim Kardashian ka reaguar ndaj martesës së Kanye West me stilisten e tij, Bianca Censori.

Disa burime kanë treguar për ‘Page Six’ se Kim nuk e ka pritur mirë lajmin. “Ajo e ka përbuzur prej kohësh stilisten pa asnjë arsye të dukshme. Kim e urren atë. Ajo është e bukur. Dhe Kim i urren vajzat e bukura.”

Censori ka punuar në kompani – ku West mbikëqyr projekte të ndryshme të modës dhe dizajnit – për disa vite. Ai është një adhurues i zjarrtë i arkitekturës dhe ka riparuar në mënyrë dramatike një numër ndërtesash.

TMZ raportoi të premten se së fundmi ata u martuan në një ceremoni private martese, megjithëseata nuk morën një certifikatë martese për ta bërë bashkimin të ligjshëm. Më vonë ata u panë me unaza martese në Waldorf Astoria në Beverly Hills të hënën.

Sipas Daily Mail, dyshja shkuan në një muaj mjalti në  Amangiri në Rrethin e Madh të Parqeve Kombëtare dhe Monumenteve në Utah javën e kaluar. Martesa vjen vetëm dy muaj pasi ai dhe Kardashian finalizuan divorcin e tyre. Ata u martuan  në Firence të Italisë në vitin 2014./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/12/27/kim-kardashian-bashkeprinderimi-me-kanye-i-veshtire/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *