• |
ide | kryesore

Kryebashkiaku i Ramës në Dropull, feston me flamurin e “Vorio Epirit” (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Bashkisë së Dropullit, Dhimitraq Toli, nuk e ka aspak problem jo vetëm të marrë pjesë në festat shoqatave të të ashtuquajturit “Vorio Epir”, por publikon edhe foto me flamurin e gjoja autonomisë së pretenduar të këtij rajoni në vitin 1914. Janë kryesisht organizata ekstremiste greke të cilat qëndrojnë shpesh në trazira të ndryshme që janë krijuar në zonën e minoritetit grek në vendin tonë dhe vazhdimisht ushqejnë një gjuhën e urrejtjes dhe pretendimeve territoriale.

Toli i ka publikuar fotot e një feste në Athinë në faqen e tij në Instagram e Facebook. Siç shkruan ai, në takimin festiv ishte edhe nënkryetari i Parlamentit të Greqisë, Nikitas Kaklamanis. Nëse për Athinën zyrtare nuk është dicka e re që mbështet shoqatat e të ashtuquajturit “Vorio Epir”, për kryetarin e një bashkie në Republikën e Shqipërisë, kjo është një shkelje e rëndë. Ky nuk është vetëm rasti i parë që Dhimitraq Toli bëhet protagonist i shfaqjeve nacionaliste.

Kujtoni përdhosjen që ai i bëri flamurit tonë kombëtar gjatë vizitës së kryeministrit grek, Mitsotakis në Dropull. Krahas një flamuri gjigand grek që Toli kishte vendosur në fasadën e një ndërtesa, për sy e faqe kishin shpalosur edhe një flamur të vogël shqiptar. Fotografia bëri xhiron e rrjetit dhe ishte kartolina më e keqe e asaj vizite ku Mitsotakis shoqërohej nga Edi Rama. Përgjegjësia ishte direkt e Bashkisë Dropull për organizimin. 

Kryetari i Dropullit, Dhimitraq Toli, është zgjedhur pa garë në vitin 2019 si përfaqësues i Partisë Socialiste. Edi Rama e ka përdorur atë shpesh si shembull për t’i treguar Athinës zyrtare integrimin dhe përfaqësimin e mirë të minoritetit grek në Shqipëri, ndërkohë që vetë Toli keqpërdor funksionin zyrtar për orekset e tij nacionaliste që i përkasin fantazmave të së shkuarës. Shihni fotot më poshtë. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Kryebashkiakun e ka zgjedhur populli i dropullit jo Edi Rama o bythqiri i Hysni Kapos Bythqir gjyshi,bythqir babai, bythqir dhe ti qe lepine koqet e fishkura te Salih Kadavres

    1. Populli i dropullit eshte shtetas shqipetar o shkerdhata i zerves. Po te duan mund te shkojne ne greqi.. Hajde skllevrit e bejlereve te libohoves, ulni koken si gjithmone e na pastroni halete..

      1. Vellhet e greqizuar te dropullit kane marr fund me kohe.

        Ne gjithe Dropullin ka apo nuk ka 5000 banore.

        Per 10 vite eshte toke e vdekur teresisht.

        Shpresojme qe toka tu rikthehet pronareve te ligjshem, bejlereve te Libohoves.

        1. Dropulli duhet te kete nje sere investimesh publike per te derguar atje shkolla, universitete dhe reparte ushtarake shqipetare, sikurse beri Italia ne Bolzano..

  2. E kosovarevet u mbetet qejfi qe Shqiperia nuk e ndihmon Kosoven Ne sjemi ne gjendje te rruajme bythen tone por po i a japin grekervet. Jemi te forte vetem me fukarenjte qe nuk i ushqejme dot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *