• |
ide | kryesore

PAMJET/ Njerëzit mbushin rrugët pas tërmetit, sizmologu sqaron ç’ndodhi

-Instant, Lajme, Të fundit

Shqipëria u godit nga 2 lëkundje të forta tërmeti mbrëmjen e së dielës. Lëkundja më e fortë ishte ajo e orës 22.37 me magnitudë 4.7 e shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të Klosit. Lëkundjet u ndien të forta edhe në Tiranë ku njerëzit kanë dalë nga shtëpitë.


“Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë 4.7 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 5 km. Epiqendra është lokalizuar 4 km në Jug Perëndim të Klosit. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 5 ballë. – thuhet në një njoftim të Departamentit të Sizmologjisë në Institutin e Gjeoshkencave.


“Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit” – raporton ministria e Mbrojtjes.

Pas goditjes së parë pati edhe një tjetër me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter. Sizmiologu Rrapo Ormeni tha se bëhej fjalë për një tërmet të zakonshëm që nuk ka vend për panik, duke konsideruar edhe zonën ku ka pasur epiqendrën.

“Ky ishte një tërmet i zakonshëm, që përsëriten për çdo vit, ndaj nuk ka vend për panik. Kjo zonë ku ka rënë tërmeti, Bulqizë-Dibër, ka aktivitet sizmik. Janë tërmete moderatë dhe ka pasur edhe lëkundje të tjera më të vogla.

Është tërmet që krijon panik, por nuk shkakton materiale, mund të shkaktojë dëme vetëm në shtëpitë e vjetra. Do të shohim nëse ka pasgoditje më të vogla, do të thotë që do të vijë rënë fuqia e tij,” – tha Ormeni në një prononcim për Report Tv. ©LAPSI.al


16 Comments

  1. Po se shqipot kete avaz kane: ku te gjejne ndonje justifikim per te dale ne rruge, per te shpenzuar pare…

    Do dalim te gjithe per te festuar me 14 Maj kur te vije cunami!!!

      1. Nuk besoj se ka me njerez qe presin ndonje gje nga ndonje event i caktuar tashme?

        Gjithcka eshte e sqaruar, e kopsitur, e paketuar per 3 deri ne 4 mandatet qe vijne. Kombetare.

    1. Sa te keni ne bithe llozin e dobichit te kristaqo ramekurve perdhunuesit…
      S’ka cfare ju ben as termeti as dreqi….
      Shisni votat dhe hani qull si derrat…
      Popull vemje
      Skeni pare gje akoma….

    2. Perkundrazi, Shqiperia eshte nje nder vendet me te bekuara ne bote.

      Por popullata e saj nuk e kupton dhe ndaj shkakton edhe keto problematika ne perceptim.

      1. Per ju mavite ashtu eshte,vendi me i bekuar,ia keni pare hajrin.
        Puna eshte se s’keni le gje pa vjedhur,e keni shkaterruar dhe veshtire ta dalloje nje njeri normal se sa i bekuar eshte ky vend.
        Prandaj ti llapaqen jorgo qe duket se je pa pune pa zanat,derisa rri dite e nate ne komente pro hajduteve,nuk eshte fare problematike perceptimi.

  2. Cfare quan termet te zakonshem ky palaco specialist? Idiot qe del e flet qe keto termete nuk shkaktojn deme pa ditur asgje per gjendjen dhe komplet i paafte te parashikoje se ca bjen pas.

  3. emsc-csem

    Magnitude Mw 6.1
    Region NORTHERN SUMATRA, INDONESIA
    Commenta 8

    Magnitude mb 4.7
    Region ALBANIA
    Comments 1138

    Sa here qe bie termet, faqja emsc bllokohet nga paniku i Shqiptarve. Tregues i qarte se eshte …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.