• |
ide | kryesore

Stresi flet pas vendimit për t’u larguar nga BBVK

Paparazzi, Slider



Stresi kërkoi ditën e djeshme të dilte nga “Big Brother VIP Kosova”. Vendimi erdhi pas një sfide nga “Vëllai i Madh”, ku Stresi dhe Xhuli ishin të lidhur bashkë me pranga.

Në një moment ai humbi durimin dhe hoqi prangat. “E kam  me veten, kam probleme me vetën, nuk e kam problemin me ty, e kam problemin me veten, nuk rri dot më këtu, s’jam për këtu unë më. E kam me durimin tim, nuk duroj dot më. Më ka ardhur dita, nuk mbajë dot këtu, nuk rri dot më këtu. Nëna Shpresa më pret në shtëpi”, deklaroi Stresi.

Mirëpo më vonë u qetësua dhe vendosi të qëndrojë. Duke folur me banorët ai tha se kishte një bllokim emocional dhe psikologjik.

“Plasa, mu shtrëngua zemra. Nuk ma ka fajin asnjë, por të mblidhen të gjitha gjërat dhe kemi nevojë…është psikologjike. Volla, u bëra keq. Nuk është natyra ime t’i bie dhomës dhe dyerve me shqelm. Bllokohesh për një moment, se çfarë nuk kemi kaluar për 1 muaj e gjysmë. Ke bërë gabim e kanë bërë gabime, të kanë tjetërsuar e ke çtjetërsuar.”/Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2023/01/14/ndodh-puthja-e-pare-ne-big-brother/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *