• |
ide | kryesore

Video/ Rubin Kazan tallet keq me Juventus: “20 milionë për Kvaratskhelia ishin shumë?”

-Instant, Sport, Video
Rubin Kazan



Khvicha Kvaratskhelia ishte në vëmendjen e Juventus në vitin 2021. E megjithatë, si ka ndodhur jo rrallë herë, klubi bardhezi preferoi të tërhiqej përpara kërkesës së Rubin Kazan. Një çmim që natyrisht ishte shumë herë më i ulët, nga ai që gjeorgjiani ka aktualisht, pas një impakti spektakolar në Serie A. E klubi i Rubin Kazan ka përfituar nga rasti t’i vendosë gishtin në plagë torinezëve.

Lexo më tej: ‘Manita’ e parë pas 30 vjetësh: herën e fundit që Juventus pësoi 5 gola i ka shënuar pikërisht Allegri

Pas paraqitjes së shkëlqyer të gjeorgjianit të premten në Maradona, klubi rus u tall këndshëm me bardhezinjtë në Tik Tok. Ata publikuan golin e 2-0 provizor, me dedikimin. “Në vitin 2021, ishin shumë 20 milionë për Kvaratskhelia?”. Një pyetje, që me siguri bardhezinjtë ia kanë bërë edhe vetes, kur shohin Kvaratskhelia të dominojë fushat e Serie A.

VIDEO



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *